• |
ide | kryesore

Statistika robotike për Cristiano Ronaldo: zgjidhet Mvp i janarit

Sport



Cmimi Mvp për muajin janar, dorëzuar nga Lega Serie A, ka shkuar për sulmuesin e Juventus Cristiano Ronaldo. Klasifikimi final është dizenjuar sipas statistikave të zbuluara nga Stats Perform, në bashkëpunim me të dhënat e regjistruara nga Netco Sports. Mes karakteristikave kryesore që kanë lejuar portugezin të kryesojë muajin, evidentohen një performancë eficience teknike prej 94,3% e fizike prej 91,5%, një përqindje e arritur në mbi 50% të pasimeve me vështirësi të lartë e zgjedhje e zgjidhjes me lëvizje optimale në 94%. Në fund regjistrohet një indicje agresiviteti ofensiv prej 94,5% e një efikasitet prej 89% në presingun difensiv. Ronaldo pastaj synon të kalojë kundërshtarin në 80% të rasteve, në një kundër një, duke e kaluar në 50% të rasteve.

“2020 e Cristiano Ronaldo ka nisur në mënyrën më të mirë, në katër ndeshje ka shënuar shtatë gola, mes të cilave një tregolësh e një dygolësh, duke dhënë asist e kontribuuar me përfaqësimet e tij për vendin e parë të Juventus – ka shpjeguar administratori i Lega A Luigi De Siervo -. Portugezi po kalon një moment të shkëlqyer forme, duke shënuar në tetë ndeshje radhazi. Jemi të lumtur që kemi mes nesh një nga futbollistët më të fortë të të gjitha kohërave, që në vitin e tij të parë në Serie A fitoi cmimin Mvp si lojtari më i mirë i turneut”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *