• |
ide | kryesore

Video/ Laçi fiton ndeshjen, proteston Skënderbeu: “Na është mohuar një penallti”

Sport, Video



Në vendin e tretë. Laci vazhdon ngjitjen, edhe pse për të mposhtur Skënderbeun ka vendosur vetëm një gol i Redon Xhixhës, në sfidën e vlefshme për javën e 20 të Kategorisë Superiore. Cungu i gëzohet suksesit në shtëpi, që është pluhërosur nga kontestimet e korcarëve për një 11 metërsh të munguar: “Ndërhyrja ndaj Asion Dajës nuk ka nevojë për koment. Kundër nesh penalltitë i japin menjëherë, për ne gabojnë – akuzoi tekniku i Skënderbeut Ilir Daja -. Na është mohuar një penallti”.

Episodi ndodhi në pjesën e parë, pas një dyluftimi të Ignjatoviç me mesfushorin Asion Daja. Por gjyqtari e konsideroi gjithçka të rregullt duke i mohuar një 11-metërsh korçarëve.

Me 3 pikët e fituara në këtë ndeshje, Laçi u ngjit në kuotën e 32 pikëve, duke u pozicionuar në vendin e 3, ndërkohë që Skënderbeu ndodhet në vendin e 8-të me 27 pikë, e javën e ardhshme pret Bylisin në shtëpi: “Kemi bërë një lojë të mirë, por jemi dënuar me një goditje standarte, me një mungesë vëmendje. Kemi pasur shanset tona për të shënuar, por në fund farë ky është futbolli. Sot ekipi nuk u dorëzuar për asnjë moment dhe gjatë gjithë kohës ishte në ekuilibër e dua ta shoh të tillë edhe në vazhdim” përfundoi Daja pas ndeshjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *