• |
ide | kryesore

Vajza e Monica Bellucci-it, imazh i Dolce Gabbana (VIDEO)

Paparazzi, Slider



Deva Cassel, vajza 15-vjeçare e Monicca Bellucci-it dhe Vincent Cassel është fytyra e re e shtëpisë së famshme të modës, Dolce & Gabbana.

Së fundmi ajo është shfaqur në fushatën publicitare të parfumit të ri “Shine”, të markës italiane D&G. Vajza e madhe e aktores dukej identike me të ëmën në moshën e saj. Flokët me onde, grimi natyral dhe një fustan i bardhë i bënë të gjithë të kthejnë sytë nga vajza e çiftit të famshëm. Deva, ka trashëguar thuajse çdo tipar të Bellucci-it

Bardhësinë e fytyrës, buzët e plota mishtore, hundën, sensualitetin, madje edhe mënyrën e sofistikuar të qëndrimit! 15-vjeçarja jo pa qëllim u përzgjodh për prezantimin e aromës së re nga Dolce. Parfumi “Shine” përfaqëson pranverën me gjithë aromat e saj dhe është dizenjuar për vajzat në moshën e Deva-s. Kritikët e modës pohuan se kjo fushatë ka rezultuar shumë e suksesshme për Deva Cassel. Vincent dhe Monicca janë kujdesur t’i mbajnë të bijat shumë larg paparacëve dhe gazetarëve, prandaj kureshtja e njerëzve për të parë pasardhësen e një prej grave më të bukura, është e madhe.

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *