• |
ide | kryesore

Këshilli i Europës miraton draftin: Jo më “fituesi i zgjedhjeve, i merr të gjitha”

Lajme, Të fundit



Komiteti i Ministrave të Këshillit të Europës ka rënë dakord sot për një “listë kontrolli” që synon të sigurojë që fituesit e zgjedhjeve do të mbështesin praktikat demokratike.

“Lista kontrolluese” – e përpiluar nga Komisioni i Venecias, grupi kushtetues i ekspertëve të Këshillit të Evropës u jep udhëzime qeverive se si të mirëmbajnë kontrollet dhe ekuilibrat e demokracisë, pavarësisht se çfarë lloj sistemi përdoret në atë vend.

Lista në fjalë, pason një paralajmërim të bërë vite më parë nga ish- sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Thorbjorn Jagland, i cili vinte në dukje se disa qeveri pasi fitonin zgjedhjet, përpiqeshin të çmontonin masat mbrojtëse demokratike, përfshirë këtu përpjekjet për të miratuar ligje pa debat politik apo deri tek shkarkimet e gjyqtarëve të pavarur apo zyrtarëve të lartë për emërime politike.

“Lista kontrolluese” thekson se demokracia është më shumë sesa “fituesi i merr të gjitha” dhe se shumica qeverisëse dhe opozita parlamentare kanë një përgjegjësi të mbajnë praktikat demokratike efektive. ©LAPSI.al



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *