• |
ide | kryesore

Deputeti ukrainas shpjegon pse abstenoi për Kosovën në KiE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KiE



Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës ka kaluar fazën e parë. Vendimi u mor dje nga Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës me 2/3 të votave për. Kjo etapë u konsiderua historike për vendin nga krerët e shtetit. Por jo të gjitha shtetet votuan pro që aplikimi i Kosovës për anëtarësim në KiE, të kalojë më tej.

Ajo që ra na sy është se Ukraina nuk e kundërshtoi aplikimin e Kosovës në KE, por abstenoi, bashkë me Bosnjën, Greqinë, Moldavinë dhe Sllovakinë. Duke komentuar këtë qëndrim të shtetit të tij, deputeti ukrainas Oleksiy Goncharenko, ka sqaruar se gjithçka ka të bëjë me njohjen e shtetit të Kosovës. Ai ka treguar për gazetën “Bota sot” se për shkak se Rezoluta e tij për Kosovën nuk është shqyrtuar ende në Parlamentin e Ukrainës, kjo e fundit abstenoi në Komitetin e Ministrave.

“Gjithçka qëndron në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Rezoluta ime është në parlamentin ukrainas, por ende nuk është shqyrtuar. Kjo është arsyeja pse Ukraina abstenoi në Komitetin e Ministrave”, – ka deklaruar deputeti i Parlamentit të Ukrainës. Megjithatë, sipas tij, qëndrimi i djeshëm i Ukrainës, nuk përfaqëson mendimin e të gjithë ukrainasve për Kosovën. Ai ka përmendur edhe vizitën e tij në Kosovë, në fund të tetorit të kaluar, duke shprehur mbështetjen e tij për vendin tonë.

“Kjo nuk do të thotë se të gjithë ukrainasit mendojnë kështu. Unë kam folur vazhdimisht në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, e kam bërë pikërisht këtu në një seancë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Unë isha në Kosovë dhe pashë se si qëndroni në anën e së vërtetës, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, është shprehur Goncharenko për “Bota sot”.

Ai është zotuar se “do të vazhdojë të promovojë në mënyrë aktive idenë e njohjes së pavarësisë në Ukrainë”. “Besoj se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës”, ka thënë deputeti Goncharenko. Deputeti i Parlamentit të Ukrainës Oleksiy Goncharenko, vazhdimisht ka bërë thirrje që Ukraina ta njohë pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën “Bota sot” tetorin e kaluar, Goncharenko kishte kritikuar ashpër presidentin serb Aleksandar Vuçiq, për të cilin kishte thënë se po vepron si kolegu i tij rus, Vladimir Putin. Ai ka theksuar se nëse Serbia sulmon Kosovën, do të përballet me forcat e NATO-s./Marrë nga BotaSot



3 Comments

  1. Dmth ka apo ska financim rus ne shqiperi hahaha. Ne 800 e ca depuetet qe ka KE nxorret nje ukrainas qe ka abstuar. Kot si pyetje, Rusia e njeh gje Kosoven?

  2. Edhe pa justifikimin e këtij deputetit ukrainas, që i mbeti njohja e Kosovës në Parlament prej një viti, ne shqiptarët që brohorasim e mbështesim edhe ata që nuk na mbështetën, së paku e dimë që janë sllavë dhe jo aq pro – perëndimorë sa hiqen…

  3. politike vemjesh ,kane hallin e krimese se jua perdorin si precedent pastaj ……shkerdhata qe kapen ne teknikalitete ……bythqira politikane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *