• |
ide | kryesore

Klajda Gjosha humb njeriun e shtrenjtë të familjes (Foto)

Paparazzi, Slider



Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka humbur ditën e sotme njeriun e shtrenjtë të familjes dhe lajmin e hidhur e ka ndarë me ndjekësit e saj.

Bëhet fjalë për babain e saj, i cili është ndarë nga jeta para kohe për shkak të një sëmundje të rëndë.

Gjosha publikoi një foto familjare në ‘Facebook’, ku shkruan se babai ishte heroi i saj dhe modeli më i mirë që mori në jetë.

Dua të të kujtoj kështu siç je këtu, në ditën më të lumtur të jetës tënde. Sot fatkeqësisht ti ke bërë eklips në zemrën time. Për mua koha ka ndalur dhe shpirti është vrarë aq shumë sa nuk di se si do arrij të shërohet. Ti je heroi im, modeli më i mirë që unë mora në jetë. Jam krenare për ty babi im. Zot sa më mungon, edhe pse ke vetëm pak orë që je ndarë nga kjo jetë”, shkruan ish-ministrja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *