• |
ide | kryesore

Vrasja e Jan Prengës/ Erdhi nga Vjena, arrestohet në Han të Hotit Ardian Doçi (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Ardian Doçi, një nga anëtarët e grupit të “Dukagjinit” është ndaluar sapo ka shkelur në territorin shqiptar. Ai është kthyer në atdhe një ditë pasi efektivët e OFL-së i kanë sekuestruar pasurinë në qytetin e Shkodrës. Doçi është vetëdorëzuar rreth orës 15:30 në pikën kufitare të Hanit të Hotit pasi ka udhëtuar nga Vjena në drejtim të Podgoricës.

Kthimin e paralajmëroi ai vetë ditën e djeshme në një komunikim për mediat, teksa nuk ngurroi që të shprehej se ai nuk kishte lidhje me vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga. Në pritje të kthimit të tij nga Vjena në doganën e Hanit të Hotit ka qenë i vëllai dhe avokati i tij, Agim Martini. Të dy u shprehën se Doçi ishte larguar nga vendi që më datën 2 nëntor dhe nuk ishte kthyer më, gjë që sipas tyre mund të verifikohej fare lehtë me të dhënat e sistemit TIMS në kufi.

Ardian Doçi akuzohet se është pjesë e grupit të bashkëpunëtorëve në pengmarrjen dhe më pas vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020 pas prishjeve të pazareve të drogës nga vëllezërit e tij në Angli. Ditën e djeshme efektivët e anti-KÇK-së, i kanë sekuestruar Doçit një banesë dykatëshe në lagjen “Bleran” të Shkodrës, 3 automjete luksoze dhe 1 motor. ©LAPSI.al

https://youtu.be/mP8KytDRUJk



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *