• |
ide | kryesore

I akuzuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, Apeli burg përjetë Festim Bexhdilit

Arkiva, Lajme, Të fundit
Jan



Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimi për Festim Bexhdilin për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Ky i fundit kishte ankimuar vendimin.

“Deklarimin fajtor të të pandehurit Festim Bexhdili për kryerjen e veprës penale “Rrëmbimi apo mbajtja peng e personit” kur është shkaktuar vdekja, e kryer në bashkëpunim ne formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 109/3 – 28/4 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm”, thuhet në njoftim.

Bexhdili, ishte kopshtar i resortit Golden në Pjezës Shijak, nga garazhi i të cilit u transportua trupi i torturuar i Jan Prengës.

Jan Prenga u rrëmbye janarin e 2020. Urdhrin për rrëmbimin sipas SPAK e dha Dritan Rexhepi dhe Gentian Doci Funiqi.

Rrëmbimi erdhi pasi vëllai i Jan Prengës vodhi një kontejner me drogë në Britaninë e Madhe. Sipas SPAK, Festim Bexhdili e dinte vendin ku kanë groposur trupin e Jan Prengës, por nuk e tregon atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *