• |
ide | kryesore

FOTO/ OFL i sekuestron makinën e blinduar Dashamir Gjokës

Lajme, Të fundit

Njësia Speciale e operacioni Forca e Ligjit (OFL) i ka sekuestruar këtë mbrëmje makinën e blinduar biznesmenit Dashamir Gjoka, në adresë të të cilit dy ditë më parë u dërgua kërkesa për shpjegimin e burimit të pasurive të tij. Policia ka sekuestruar një makinë të tipit fuoristradë dhe të blinduar, në emër të biznesmenit.

Rezulton se Gjoka nuk ka plotësuar formularin e OFL-së, ku duhej të sqaronte mbi burimin e pasurive të tij, e për pasojë policia i ka sekuestruar makinën, i njëjti mjet që e shpëtoi biznesmenin nga atentati në vitin 2017 në Xhafzotaj. Po ashtu policia e ka shoqëruar biznesmenin drejt zyrës së OFL-së në Durrës.


Po sipas OFL-së, kërkesa për pasurinë në adresë të biznesmenit u përcoll sepse “Dashamir. Gj., me banim në Durrës, pasi rezulton i dënuar në Itali për veprën penale “Trafik i qenieve njerëzore,” – thuhej në njoftimin e “Forcës së Ligjit”.

2 Comments

  1. Po na bojne me qesh keta po ketu Eshte me teper se gjysma e Shqiperise qe i ka bo leket me pune té pista. Tani u kujtun Keta ??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu