• |
ide | kryesore

Video/ Teuta befasohet në minutën e fundit nga Luftëtari, rrezikon Martini: “Mbaj përgjegjësi”

Sport, Video



“Është komplet ekipi në vështirësi, jo vetëm sulmi. Na vuri në vështirësi Luftëtari në mesfushë. Këtu marr përgjegjësitë e mia”. Ky është komenti i Edi Martinit, teknikut shkodran të Teutës, pas barazimit surprizues 1-1 kundër Luftëtarit. Durrsakët po mendonin për fitoren e arritur kur Lika i ndëshkoi në minutën e fundit të ndeshjes me një goditje dënimi spektakolare.

Teuta kishte një ndeshje që duhej ta fitonte, kundër një skuadre, që është e parafundit dhe pavarësisht përpëlitjeve për të rezistuar, i ka shenset pothuaj të vulosura: “Duhet ta mbyllnim ndeshjen para kohe, mund të shkonim 2-0. E dinim që do ishte e vështirë. Këto ekipe si Luftëtari nuk kanë probleme rezultatin, ndryshe nga ne” shpjegoi Martini, që tani duhet të bëjë llogaritë me një kalendar të vështirë. Durrësakët madje u duk se do ta kishin të thjeshtë, pas avantazhit të arritur me golin e Gomes, por gjërat u komplikuan.

Tani mbetet për të parë përpara, por 32 pikë i kanë dorëzuar Partizanit vendin e tretë dhe e kanë bërë të vështirës objektivin Europë: “Jam i zhgënjyes se lamë 2 pikë. Pasojat vijnë më pas. Urojmë të mos i kemi. Vijmë pas ndeshjes me Tiranën, sot duhej të fitonim, duhet të jemi më të saktë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *