• |
ide | kryesore

Georgina Rodriguez dhuron të gjithë paratë nga Sanremo

Paparazzi, Slider



Georgina Rodriguez nuk pranoi të bënte kompromis me shumën 20-25 mijë euro që produksioni i Sanremo kishte përcaktuar për secilën nga prezantueset. Ajo kërkoi 140 mijë euro, kusht i cili u plotësua, por arsyeja pse Gerogina këmbënguli kaq shumë paska qenë diçka që askush nuk e priste.

Partnerja e Cristiano Ronaldo-s ka vendosur që paratë t’i dhurojë për rregullimin e një spitali në Torino. Ky spital ka nevojë urgjente për investim, që do të mbulohet nga Georgina. Një gjest i tillë ka surprizuar jo pak fansat e çiftit të famshëm, ndërsa komentuesit në rrjet e kanë përgëzuar Rodriguez për këtë vendim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *