• |
ide | kryesore

Skandali i KOKSH/ “Shumë zhurmë për asgjë”: kjo ndodhi në asamblenë e jashtëzakonshme

F1, Sport



Denoncime në Prokurori, evidentim korrupsioni, luftë frontale mes dy njerëzve më të rëndësishëm të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), presidentit Viron Bezhani e sekretarit të përgjithshëm Stavri Bello: ishin këto kontradikta që cuan në zhvillimin e asamblesë së jashtëzakonshme të KOKSH, ku duhej të zgjidhej kaosi që po njolloste gjithë sportin në vend, por pas 5 orë ‘beteje’ me kërcënime për dorëheqje e etiketime aspak të hijshme mbërritëm në një akord – cdo gjë mbetet si është deri në përfundim të Olimpiadës Tokio 2020.

Praktikisht shumë zhurmë për asgjë, vetëm se në këtë rast nuk është titulli i komedisë shekspiriane, por ai i filmit të KOKSH, që tek titrat la president Viron Bezhanin e sekretar Stavri Bellon. Dy njerëzit që luftuan prej më shumë se dya muajsh, do të vazhdojnë të punojnë së bashku, sikur asgjë ska ndodhur…

Në klimë aspak pozitive u zhvillua sot Asambleja e jashtëzakonshme e KOKSH-it. Akuzat dhe përplasjet kanë qenë të ashpra edhe gjatë zhvillimit të Asamblesë, ku federatat pjesmarrëse kanë kërkuar largimin e drejtuesve. Provokimi i Bellos për tërheqje e kapi të papërgatitur Bezhanin, që u vu nën presion nga presidentët e Federatave për të bërë të njëjtën gjë. Pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve u gjet kompromisi ku u miratua rezoluta e propozuar prej tyre, me disa modifikime të kërkuara nga federatat. Me 45 vota pro dhe 3 kundër, u vendos që të vijohet me këtë bord drejtues deri në përfundimin e Lojërave Olimpike.

Vetëm atëherë një bord me 5 anëtarë do të studiojë statutin, dy anëtarë të KOKSH, dy të CIO dhe një i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Pasi të përfundojë ky proces, brenda 31 dhjetorit 2020, do të mbahet Asambleja Zgjedhore, kohë kur natyrisht presidentit Bezhani do ti ketë përfunduar mandati i dytë dhe nuk mund të rikandidojë më.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *