• |
ide | kryesore

Ndryshimi i Reneé Zellweger, nga ‘Bridget Jones’ në ‘Judy’

Paparazzi, Slider



Në çmimin e saj të dytë ‘Oscar” (i pari si Aktorja Më e Mirë Joprotagoniste për filmin “Kthimin në Malin e Ftohtë” në 2004), të fituar mbrëmë si Aktorja më e mirë në rolin e Judy Garland, Renée Zellweger, ajo rikonfirmoi veten si transformatorja më e mirë në Hollivud. Nga make-up, deri tek flokët kaçurela e të shkurtra, nga mimika e syve dhe gojës, deri tek shpatullat e lakuara, gjithçka e saj të kujton divën me historinë më të trishtueshme të Epokës së Artë. Një interpretim i shkëlqyeshëm që i dha asaj statujën e lakmuar.

Që në kohën e “Ditarët e Bridget Jones” (2001), aktorja për të hyrë në brendësinë e rolit të beqares së ngathët në Londër, kishte fituar peshë. Dhe me kontratë ajo e bëri atë përsëri për vazhdimin “ Bridget Jones!”, plot katërmbëdhjetë kilogramë në pesë muaj:

“Në krahasim me ‘Ditarin e Bridget Jones’, kësaj here iu drejtova një nutricionisti, i cili studionte ushqimin tim. Unë u përpoqa të fitoja peshë në një mënyrë pak më të shëndetshme, për të qenë në gjendje të ruaja energjinë e nevojshme për t’u përballur me ritmet rraskapitëse të të xhirimeve. Kështu që unë shmanga yndyrnat shtazore dhe përkundrazi rrita konsumin e karbohidrateve, siç janë buka dhe makaronat “, tha aktorja në një intervistë për revistën Donna Moderna.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *