• |
ide | kryesore

E PLOTE/ Përplasi një 63-vjeçare? E vërteta e aksidentit të gazetares Ilda Beljeri

Lajme, Të fundit



Një grua 63-vjeçare ka raportuar në polici se është goditur nga një automjet tip fuoristradë e zezë teksa po kalonte rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë së Tiranës. Ajo u ka thënë policëve se nuk arriti të identifikojë targën e makinës. Ngjarjen e konfirmoi edhe policia e Tiranës me një njoftim të shpërndarë për mediat.

“Më datë 12.02.2020, rreth orës 12:50, në bulevardin “Gjergj Fishta”, ne afersi te Ures se Drejtorise Vendore te Policise Tirane, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar shtetasen E.GJ , 63 vjeçe , e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojne punen, per identifikimin dhe kapjen e mjetit qe ka shkaktuar aksidentin” – thuhet në reagimin e policisë, citon lapsi.al.

Por disa portale online shkruan se shkaktare e aksidentit ka qenë gazetarja Supersport, Ilda Bejleri. Vetë gazetarja e mohoi ngjarjen me një postim në rrjetet sociale.

Pas këtij reagimi Bejleri ka dhënë një tjetër variant për shqiptarja.com duke mohuar se është larguar nga vendi i ngjarjes. Gazetarja ka thënë se situata nuk ishte e rëndë dhe se ndaloi për të parë nëse zonja kishte dëmtim, por sipas saj automjeti nuk e kishte prekur fare. Për këtë arsye ajo tha se është larguar, por pa ditur se 63-vjeçarja me inicialet E.Gj do të bënte raportim në polici.

Vetë 63-vjeçarja u ka thënë efektivëve të policisë se “kaloi mes përmes makinave të ndaluara në rrugën pranë urës së drejtorisë së Policisë, dhe në momentin e nisjes së tyre një automjet e preku lehtë me pjesën anësore”. 

Ndërsa në një variant tjetër që jep portali dritare.net e plagosura akuzon me emër dhe mbiemër gazetaren.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi. Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer.

Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri” – ka thënë e lënduara për këtë portal.

Deri tani moderatorja nuk është shoqëruar në polici, për sa kohë ende sipas saj nuk është identifikuar automjeti nga kamerat e sigurisë. Po ashtu mësohet se ajo nuk është vetëdorëzuar pranë autoriteteve për të dhënë deklarimet e saj në lidhje me ngjarjen. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. kjo gruja po pa femer ne timon i hidhet mbi kofano, dhe kete e ka profesion. operon rreth zones myslym shyr dhe bllok. pasi perplaset qellimisht me mjetet qe drejtohen pergjithsisht nga femra i hipen ne makine dhe i kerkon lek. e ka bere me mua

    1. shume e neveritshme elda. Dmth kjo thyeka kembe koke dhe e paskerka profesion. Kjo eshte nje genjeshter e madhe. Une kaloj keto 20vite te pakten 4 here ne dite aty dhe kjo poshtersi qe thua nuk eshte e vertete. E verteta eshte qe bundra si puna jesaj qe me nocken e tyre jane bere gazetaruce e kane gjetur ndonje peshk, ju duken qyteyare si gure varri qe ne rruge mund ti shkelin perplasin mos u hapin rrugen. Oo ato me ca vite ne ekran nuk behen as qytetare as njerez se e kane pyllin dhe pisllekun ne adn

    2. Nqs kjo qe thua eshte e vertete kjo femra qe thua ti u dashka fut ne burg. Keta komentuesit qe sulmojne Ilden jane Komentuesit e Muc Nanos,qe akoma fle me kemishe leshi

      1. Po ,o Mut Nano po,se ti nuk kuptohesh faqe qe je ti ne te gjithe keto komentet kunder Ildes qe ke bere ketu. Je gazetari me i neveritshem shqiptar,mjafton shiko komentet qe te bejne njerezit ne cdo video qe nxjerr ne youtube. Njeri i shekullit 19 qe per ty akoma eshte problem dekolteja, nderkohe vete e pranon qe ke pasur te dashur pederast ne Skrapar.

  2. Shtet leshi, po e pate pjeshken e shtrenjte dhe po punove ne ndonje TV je e paprekshme dhe mund te shtypesh kedo me mikane l. Plus edhe me ndonje dashnor i forte apo me pozite manipulon provat dhe deshmite ne vendngjarje.

  3. Po kush e prano ktu nanjiher. Me kamera pa kamera asnji nuk prano asigjo. Te gjith shajne si fillim pastaj tallen pastaj genjejne dhe mohojne. Formule standart nga i pari te i funit…dhe te gjithe kane gojoret si komenti i pare qe tja hedhin fajin viktimes.

  4. Ja kjo është mender Shqipëria që i bën njerëzit të ikin nga sytë këmbët, padrejtësia dhe sistemi i kastave të privilegjuara. Sikur aksidentin ta kishte bërë një njeri i zakonshëm edhe po të kish ndaluar e ti jepte ndihmën të aksidentuarit,do e kishin rras brenda. Kurse këtë “bukuroshen e ekranit” e lejnë të lirë edhe pse çau ferrën e iku.

  5. Shteti qe merr ne mbrojtje kurvat dhe politikanet, pavaresisht nga lloji krimit qe kryejne, duhet permbysur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *