• |
ide | kryesore

Video/ Shikoni rrëzimin e helikopterit të ‘vdekjes’: fluturimi i fundit i Kobe Bryant

Sport, Video



Fluturimi i fundit i helikopterit të Kobe Bryant është publikuar tashmë nga emitenti spanjoll “Cuatro”. Pamjet e zbuluara, pas më shumë se dy javë nga aksidenti tragjik, ku humbën jetën ylli i Lakers, në moshën 41-vjeçare, së bashku me të bijën 13-vjeçare Gianna dhe 7 persona të tjerë, tregojnë helikopteri që humb kuotë dhe në pikiatë përplaset në tokë.

Video ekskluzive e publikuar nga “Cuatro” tregon helikopteri “Sikorski S-76” që fluturon mes mjegullës përpara se të përplaset me kodrën në Kaliforni. Sipas hetimeve pas aksidentit, helikopteri nuk ka patur pajisje paralajmëruese për rastet kur helikopteri rrezikon të përplaset, ndërsa faktor kryesor i kësaj tragjedia konsiderohet mjegulla e dendur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *