• |
ide | kryesore

Macron letër Kurtit: Hiq taksën dhe bashkë më Merkel do ju ulim në tryezë me serbët

Lajme, Të fundit

Brenda 24 orëve, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë dy letra të nivelit të lartë, të cilat i kërkojnë atij të heqë tarifën e vënë nga paraardhësi i tij, Ramush Haradinaj, ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në mënyrë që t’i hapej rruga rifillimit të dialogut të ngecur me Serbinë.

Zyra e Kurtit të enjten publikoi një letër nga sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ku thuhej se pas një bllokade 15-muajshe, “është koha të arrihet normalizimi i plotë me Serbinë, i përqendruar mbi njohjen reciproke, e cila është esenciale për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës”. Pompeo po ashtu i ka shkruar Kurtit se “heqja e tarifës ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina do të ishte e rëndësishme për t’i kthyer palët në tryezën e negociatave”.

“Shpresojmë se ju do ta bëni këtë prioritet dhe do të shfrytëzoni ritmin e krijuar nga planet për rivënien e linjave ajrore dhe hekurudhore mes Prishtinës dhe Beogradit”, – ka shtuar ai.

Por para letrës së Pompeos, Kurti ka marrë një tjetër të rëndësishme, nga Franca. Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marine Christine Butel, i ka sjellë Kurtit një letër të shkruar e të nënshkruar nga presidenti francez, Emmanuel Macron, raportojnë mediat franceze. Në letër, Macron fillimisht e ka uruar Kurtin për marrjen e postit të kryeministrit të Kosovës, pas negociatave disamuajshe mes partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Presidenti francez i ka kërkuar Kurtit ta heqë taksën ndaj Serbisë, duke u shprehur i gatshëm të organizojë një samit Kosovë-Serbi, bashkë me kancelaren gjermane, Angela Merkel, dhe përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Hapi i parë duhet të jetë rifillimi i dialogut, për të cilin jam i gatshëm të ndërmjetësoj, duke organizuar një samit në Paris, së shpejti, me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, në bashkëpunim me kancelaren Merkel dhe përfaqësuesin e lartë të BE-së, Borrell”, – ka shkruar Macron.

“Rifillimi i dialogut nënkupton veprime nga të dyja palët: pezullimin e tarifës prej 100% nga Kosova, dhe pezullimin e fushatës kundër njohjeve të Kosovës nga Serbia”, – ka thënë presidenti i Francës, në letrën dërguar Kurtit.

11 Comments

  1. Bravo monsieur!
    Presion atij qe meer vesh dhe ha lyka!
    Se ata kokeshkretet sllave nuk kane asnje shans te pranojne kompromis!
    Por problemi eshte se ju e dini shume mire kete, prandaj edhe pranuat bombardimet e NATO-s, sepse ata neandertale nuk hane as pyka, as keshilla…. Pra bjerini me te dobtit!

    Sikur t’ju shihte Napoleoni ku keni perfunduar, o sternipat zhgenjyes te Volterit!

  2. Cili eshte qellimi i bisedimeve? Perse do te bisedojne, per motin apo per sportin?
    Qellimo final eshte njohja reciproke apo jo?
    Ka vullnet nga Serbia per kete? Deri me tsni jane perbetuar se kurre nuk do ta njohin Kosoven si shtet te pavarur (bashke me disa vende te tjera “mike” te Europes ku ne duam te jemi pjese). Ata. Serbet, e kane ne kushtetute qe Kosova eshte pjese e tyre. Le te fillojne me kete Makroni e Pompeo, pastaj me vendet me “demokraci te zhvilluar” te Europes qe ta njhin si shtet, e ne fund me Kurtin per heqjen e takses. Kur jo te gjithe vendet e Europed nuk e njohin Kosoven si shtet, ke perfaqeson “perfaqesuesi i larte i BE-se Borell”?
    Makron i le te meret me taksat qe po i ve Trumpi prodhimeve franceze, per ate e kane zgjedhur dhe e paguajne, nuk e ka vene njeri tr zgjidhi hallet e te tjereve.

  3. Qeveria e koseves duhet te luaj fort me karten e “Heqjes se takses”. Serbise i ka djegur shume humbjet financiare nga tregtia me kosoven. Reprocitet une kuptoj se dakord: une po heqe heq taksen, çfare do fitoj?.

  4. Franca vdes per serbine
    Edhe ata ushtarin Francesz ne mes te beogradit ja Kane kthy koken nga bytha.
    Kur te shkoni shifeni.
    Mos e hiq taksen se sdo fitosh asgje .
    Ca’ te bejme ne budallenjte qe shesim qumeshtin bio 35 leke dhe blejme qumeshtin pluhur serb 130 litrin.
    Mire na e bejne se jemi popull koti.

  5. Ej, ky osht fotboll alla hollandezce. Totale. Albini po ja lu topin sa majtas e sa djathtas. Dhe kto artistat po vrapojne sa majtas e djathtas pa e cik topin. Hajde fotboll hajde. Ha ha ha ….

  6. Pyetni z.lsmail kadare sepse jeton ne france dhe ka marre edhe shume dekorata!!!? Me falni por shume popull i dobet paskemi qene!!!? Shqipetari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu