• |
ide | kryesore

Justin Bieber në mbështetje të popullit kinez pas përhapjes masive te coronvirus

Paparazzi, Slider



Justin Bieber ka treguar mbështetjen e tij për popullin e Kinës pasi Koronavirusi vdekjeprurës, i quajtur COVID-19 nga OBSH, vazhdon të përhapet.
Në një postim në Instagram të enjten, këngëtari dërgoi lutjet e tij për njerëzit e prekur, me një video mesazh dhe zbuloi se ka bërë një dhurim për fondacionin bamirës të Pekinit, Chunmiao.

“Duke parë lajmet, nuk mund ta imagjinoj se sa e frikshme do të ishte nëse një sëmundje e re do të prekte gruan, familjen dhe miqtë e mi. Kina, ne qëndrojmë me ju si një njerëzim kolektiv dhe kemi bërë një donacion për t’ju mbështetur”, u shpreh ai. Koronavirusi ka prekur mbi 67 mijë njerëz dhe numri i viktimave ka shkuar në mbi 1526.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *