• |
ide | kryesore

Video/ Barcelona nuk ka nevojë për Manaj të mposhtë Getafe por humbet edhe Jordi Alba

Sport, Video



Në javën e 24 të La Liga, në Camp Nou Barcellona mposht 2-1 Getafe e arrin momentalisht në krye të klasifikimit Real Madrid (që do të luajë të dielën në Bernabeu kundër Celta Vigo). Nuk kaloi pa frikë sfida për blaugrana, me Getafe që shënoi një gol me Nyom, por që u anullua. Menjëherë erdhi reagimi katalanas: Griezmann shënoi në minutën e 34′, Sergi Roberto dyfishoi në të 40′. Getafe nuk shkoi më shumë se një gol ngushëllues, në minutën e 66′ me Angel. Por lajmi i keq për Setien është dëmtimi në aduktorin e djathtë i Jordi Alba, që la fushën në lot pas 22 minutash lojë.

E megjithatë, nuk pati minuta për Rey Manaj, që e ka ndjekur ndeshjen nga pankina. Tekniku i Barcelonës kreu zëvendësimin e parë të detyruar me Firpo që mori vendin e Alba, ndërsa më pas Rakitic zëvendësoi Arthur. Në minutat e fundit, kur Setien vendosi të nxjerrë nga loja Ansu Fati mund të ishte momenti i sulmuesit të kombëtares shqiptare, por tekniku preferoi Vidal, duke e kthyer skuadrën me katër mesfushorë, edhe për të mos rrezikuar në minutat e mbetura.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *