• |
ide | kryesore

Në Spanjë janë të sigurtë, Simone Inzaghi në shënjestër të Barcelonës

Sport



Ecuria fantastike e Lazios, me fitoren në përplasjen direkte kundër Inter është ngjitur në vendin e dytë një pikë nga Juventus, “nuk po kalon pa vëmendjen e klubeve të mëdha të Europës, përfshirë Barcelonën”. Ky është edhe motivi që, si bën të ditur faqja spanjolle ‘Don Balon’, klubi blaugrana ka hedhur sytë nga Simone Inzaghi, arkitekt i një kampionati të madh me skuadrën bardhekaltër, tek i cili katalanasit vlerësojnë karrierën e progreset e bëra në vitet e fundit si trajner.

‘Don Balon’ specifikon që Barcelona, që kaloi nën drejtimin teknik të Quique Setien pas shkarkimit të Valverde, po studion në distancë Inzaghi, por nuk e ka kontaktuar ende. Tek tekniku emilian, kontrata e të cilit me Lazio skadon në qershor 2021, blaugrana pëlqejnë mënyrat e punës. Portali spanjoll përmbedh gjithcka me një frazë: “Trajner i mirë, metoda të shkëlqyera e rezultate fantastike. Barcellona në gatishmëri”. Emri i Inzaghi është afruar edhe me Juventus, pas largimit të Massimiliano Allegri në fund të sezonit të kaluar, por në atë kohë bardhezinjtë morën Sarrin, ndërsa me deklaratën e Guardiolës se do të qendrojë tek City, sytë e Barcelonës mund të mbeten tek Inzaghi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *