• |
ide | kryesore

“Rezultat gënjeshtar, përmbysje e mundur”: trajneri i Valencias Celades paska parë ndeshje tjetër

Sport



Valencia ka dalë e dërrmuar nga San Siro në përballjen e parë të 1/8 të finaleve të Champions League përballë Atalantës, por tekniku i spanjollëve Celades gjen justifikim edhe në 4-1 e pësuar nga zikaltrit.

“Të përmbysësh këtë 1-4 do të jetë shumë e vështirë, rezultati është shkatërrues, por nuk korrespondon me atë që është parë në fushë, ata shënuan në cdo mundësi të vetme që patën, ndërsa ne jo. Diferenca u bë tek goditjet”. Kjo është analiza në konferencën për shtyp të Albert Celades, trajnerit të Valencias, pas humbjes me bergamaskët në Champions League.

“Nuk do jap përqindje – shtoi spanjolli – por kam ndjesinë se para publikut tonë mund të bëjmë përmbysjen, gjithcka është e mundur. Po pësojmë shumë gola, më shumë se cdo të dëshironim”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *