• |
ide | kryesore

Shantazhi seksual për Balotellin merr përmesa komploti: “Me paratë e tij, do blej dy Ferrari”

Sport



Kapitull i ri në cështjen që sheh Mario Balotelli protagonist të një shantazhi me sfond seksual. Sipas asaj që ka ndërtuar Corriere della Sera, hetuesit e Prokurorisë së Vicenza kanë zbuluar një bisedë mes avokatit të vajzës që akuzon sulmuesin, Roberto Imparato, e një kolegu të këtij të fundit, në përfundim të një bashkëbisedimi mes vetë avokatit e futbollistit të Brescia. “Sapo përfundoi: Imparato 1-Balotelli 0. Regjistruar për 20 minuta. Dua një Ferrari të verdhë… e një blu”, ishin fjalët e Imparato. Në këtë pikë kolegu e pyet se cfarë do të bëjë me atë regjistrim: “Rrëfim i plotë…. Duhet të mendohem, është shumë delikat. Kemi 100 prova. Vajza është një aktore e lindur”.

Imparato, më pas, është munduar të justifikohet. “Ferrari? Një batutë. Unë e klientja ishim gati ta mbyllnim për 60 deri në 100 mijë euro. Balotelli ofroi 30. Janë akorde që bëhen për ti evituar viktimave peshën e procesit. Paratë i takonin asaj ndërsa honorari im nuk mjafton për të blerë diskun e një Ferrari. Përse e përcaktova aktore? Kishim nevojë për një rrëfim dhe vetëm ajo mund ta merrte. E kisha fjalën që i kishte kontrolluar mirë emocionet, duke e shtyrë të fliste për atë natë”, ka shpjeguar avokati për Corriere.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *