• |
ide | kryesore

Vdekja e Kobe Bryant, bashkëshortja hedh në gjyq shoqërinë pronare të helikopterit

Sport



Në ditën përkujtimore të Kobe Bryant e të bijës Gianna në Staples Center, ka mbërritur një zhvillim ligjor mbi incidentin në të cilin humbi jetën ish-ylli i Nba. Bashkëshortja e “Black Mamba” ka vendosur të hedhë në gjyq shoqërinë që ka pronësinë e helikopterit që një muaj më parë u rrëzua në mjegull në Kaliforni, duke i shkaktuar vdekjen të shoqit e vajzës së saj 13 vjecare. Sipas gruas, piloti Ara Zobayan (edhe ai i vdekur në tragjedi) u tregua neglizhent duke fluturuar në ato kushte atmosferike.

Sipas asaj që bën të ditur TMZ, në cështjen e ngritur nga Vanessa Bryant theksohet jo vetëm mungesa e autorizimit për të fluturuar në mjegull, por edhe shpejtësia e madhe e mjetit (180 milje në orë) si përgjejgësi që bie mbi pilotin. Në detaje, e veja e Bryant pretendon se Ara Zobayan nuk ka vlerësuar me korrektësi kushtet meteorologjike, duke mos arritur të merrte të dhënat e duhura përpara ngritjes e duke mos e ndërprerë fluturimin kur u përball me situatën, duke përfunduar i përplasur me kodrën, pasi kishte humbur kontrollin e helikopterit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *