• |
ide | kryesore

Shfaqja e Veliajt me paratë e Fushës

-Instant, 1, Ide

Erion Veliaj ka një devizë: sa më i trashë e banal të jetë mashtrimi, aq më përtace dhe të bezdisura i bën mendjet normale për të reaguar.  

Njësoj si për dasmën e përballuar me kursimet e mamasë, njësoj si për fabulën e ofendimeve nga Rama, të cilën e faturoi tek administratori që duhet të lyente shkallët e pallatit, ai po sillet edhe me vendimin e fundit për teatrin.

Bashkia e Tiranës doli me njoftimin për të prishur marrëveshjen me kompaninë Fusha, duke përdorur si alibi për këtë kostot e papërballueshme për firmën ndërtuese. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Veliaj u shfaq vetë, me zë dhe me figurë, në lajmet e Top Channel, për të shpjeguar se komuniteti i artistëve kishte kërkuar një skenë të rrotullueshme dhe kjo ishte tepër për xhepin e Shkëlqim Demir Fushës.

Lexo më tej:

Rama e Veliaj ‘zbythen’ nga projekti klientelist për Teatrin Kombëtar: Do e ndërtojë shteti, pa kulla (Deklarata)

Sado që të të ngjallin krupën banalitete të tilla, gjithësesi ato duhet të sqarohen për hir të peshës që debati ka marrë në publik.

Natyrisht, askush nuk mund të besojë, se një kompani serioze, që paskësh qenë në gjendje të ndërtonte një teatër me vlerë mbi 33 milionë euro, që nuk e bënte dot as shteti, nuk plotësonte edhe këtë kërkesë. Për këdo duket përrallë me mbret që firma e ndërtimit, e cila ishte e gatshme të realizonte kapriçot arkitektonike të atij që na u servir si një nga profesionistët më të mirë në botë, Bjarke Ingels, do të stepej përpara kërkesave modeste të aktorëve shqiptarë.

Por, përpos këtyre arsyetimeve logjike, pretendimin se rilindasit me Fushën- të cilit deri më tani i kanë dhënë mbi 100 milionë euro punë publike-, nuk paskan rënë dakord për pazarin, e hedh poshtë edhe vetë shtjellimi i fakteve.

Ashtu sikurse pamë, në më shumë se dy vite, marrëdhënia e tyre nuk ka qenë një raport administratorësh shtetërorë që hapin garë për një kompani private, në kushtet e tregut të lirë. Ajo ka qenë një lidhje ortakërie. Këtë e dëshmojnë një sërë faktesh.

Në bashkëpunim të plotë me Edi Ramën, Fusha dorëzoi në shkurt 2018, një propozim të pakërkuar për ndërtimin e teatrit të projektuar nga Bjarke Ingels, me 6 kulla mbrapa.

Por ashtu sikurse dëshmoi në një intervistë në Top Show vetë arkitekti danez, biseda e tij me Edi Ramën për këtë çështje datonte që në vitin 2016. Pra nuk ishte Fusha ai që kishte bërë ofertën, por kryeministri që i ka ngarkuar atij detyrën për t’u marrë me këtë punë.

Dhe saga e kësaj lidhjeje okulte nuk përfundon këtu.

Duke qenë në djeni të planit të qeverisë që pati nisur që në 2016, Shkëlqim Fusha privatizoi një tokë të vogël, rreth 300 m2, aty ku më pas planifikoheshin të ngriheshin gjashtë kullat, për t’u shitur më pas si kompania që ka avantazh në këtë projekt.

Për të realizuar këtë mega aferë, që sipas kritikëve do përfundonte me 200 milionë euro fitim, shkeljet vazhduan.

Ato e detyruan Komisionin Europian në Bruksel, të dënonte këtë praktikë me fitues të paracaktuar dhe të kërkonte minimalisht hapjen e garës edhe për kompanitë e tjera.  

Por, kryesisht Rama dhe Veliaj e kishin bërë planin që ato para duhet t’i shkonin fillimisht Fushës (askush nuk mund të spekulojë si mund të ndaheshin më pas) dhe prandaj ata projektuan që për 6200 metrat, ku do të ngriheshin 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të qe më i larti në Tiranë 63.47% edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit, do të bëhej 6.6.

Një hetim që nuk duhet humburSkaneri/ 11 mashtrimet e mëdha për shembjen e teatrit dhe ngritjen e kullave

Pra nuk ka asnjë dyshim, se mes “shtetit” që kishte bërë një pafundësi shkeljesjh dhe “privatit” që do të përfitonte prej tyre, gjithçka ishte e llogaritur më parë, rolet ishin ndarë dhe pazari ishte mbyllur.

Prandaj edhe më idiotët e kanë tejet të vështirë që të besojnë gënjeshtrën që na tha kryebashkiaku i Tiranës se ky “deal” u prish ngaqë u kërkua një skenë rrotulluese. Po aq absurd sa ç’ishte pretendimi se tani shteti do të ndërtojë Teatrin Kombëtar me paratë e veta, kur deri më sot na qe thënë se këto fonde ishin të pamunduara, prandaj i duheshin dhënë Fushës gjashtë kulla në qendër të Tiranës, po i tillë është edhe justifikimi i fundit.

Prej tij ne nuk marrim vesh dot më shumë sesa kaq. Pavarësisht nga vendimi që u mor, ne ende nuk dimë, as se ç’do të bëhet me teatrin, as se ç’do të bëhet me truallin pas tij.

Ajo që mund të kuptojmë është se Erioni na gënjeu edhe njëherë, shumë trashë. Ajo që mund të imagjinojmë është se sa më banale të jenë mashtrimet e Veliajt, aq më i madh do jetë zullumi që fshihet pas tyre.

©Lapsi.al

11 Comments

  1. SHKURT MUHABETI TEATRI I RI DO BEHET ME LEKET E TERMETIT DO VIDHET ME MARSH TE 6 DHE FUSHA DO TI NDERTOJE KULLAT FALAS DHE GJOJA DO TI LERE 100 ZYRA BASHKISE!
    DHE TURMAT MILITANTE KUQALE DO HANE MUT DHE DO DUARTROKASIN NJEKOHESISHT NE PRITJE TE SUFLLAQES TE RRADHES!

  2. Se mos e ka per here te pare qe genjen. Veliaj ben lajm po te thote te verteten, por per genjeshtra, nuk ia ha qeni shkopin. E jo vetem kaq, por genjeshtrat e tij jane kaq banale, saqe dalin kaq shpejt e kjo qenje qe fyen ekzistencen njerezore, as nuk skuqet dhe as nuk zverdhet

  3. Ky person qe duhej te arrestohej me koh per mashtrim,ka kurajon te flasë akoma!
    Edhe 30 dit,deklaroi ne fund te Korrikut 2018,do shembet Teatri dhe do te fillojm punimet.
    Ti besosh ketij,duhet te jeshë budalla,ta perkrahesh,duhet te jeshë peversi ai.

  4. Hahaha…skena e rrotullueshme perteksti,Hahaha….
    Teatri”MIGJENI’ n’Shkoder, e ka skenen e rrotullueshme qysh kur asht ndertu,diku rreth 1952-3.
    Erion pordha e qelbur e mistrecit beratas a kucovar,cfar asht…!!!

  5. Nje qen ngordh bashke me zgjeben , aq me keq kur ka lindur i zgjeboaur . Lejfeni keshtu ka lindur e keshtu do vdes , detyra jone ti japim nje te shtyre ketij zgjebsi te lindur .

  6. Po keto Fushat kaq budallenj jane qe tall …. lali hajduti me parate e tyre? Po perse nuk behen vete kryetare shteti e bashkie dhe ti manaxhojne parate tyre vete pa ndihmen e lali hajdutit?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu