• |
ide | kryesore

Mozzik thumbon partnerin e ri të Loredanës

Paparazzi, Slider



Pas ndarjes së bujshme nga Mozzik, kryefjala e mediave u bë romanca re e Loredana Zefit me reperin e njohur gjerman, Zunën.

Megjithëse nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë deklaratë publike lidhur me marrëdhënien e tyre, dyshja është kapur shpeshmat në ambiente ku qëndronin shumë pranë njëri-tjetrit dhe vazhdimisht në postimet e saj Loredana ka treguar se ka dikë të ri në krah.

Mirëpo, nëse nuk e dinit, para se Loredana dhe Mozzik të ndaheshin, ky i fundit ka qenë mik me Zunën.

Ata mbështesnin njëri-tjetrin dhe herë pas here publikonin foto së bashku në rrjete sociale.

Madje, në rrjet qarkullojnë ende foto të dy djemve, të cilët tashmë e kanë prishur shoqërinë me njëri-tjetrin.

Për më tepër, postimi i fundit i Mozzik duket fiks si një thumb për Zunën.

Në InstaStory reperi ka publikuar një foto ku thumbon personat që i ka quajtur dikur “miq”.

“Asnjëherë mos e beso një mik që qëndron me armikun tënd”- janë fjalët shumë domethënëse të postimit.

Pas ndarjes, Mozzik dhe Loredana nuk i kanë pasur marrëdhëniet fort të mira me njëri-tjetrin dhe kanë pasur edhe disa “përplasje” publike, ndaj mendojmë se e dimë kujt i drejtohen thumbat e Mozzik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *