• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i përplasjes në Lyon Bonucci-Matuidi: “faji” i Rabiot

Sport



Humbja në Lyon nuk ka ndihmuar aspak, por atmosfera në dhomat e zhveshjes së Juventus është elektrizuese prej disa javësh. Mungesa e harmonisë është shfaqur hapur përpara nisjes së sfidës së Champions League kur janë konfrontuar kapiteni Bonucci e Blaise Matuidi, fajtor se nuk ka qenë mjaftueshëm i përqendruar tek ndeshja, si e pranoi në përfundim të takimit edhe vetë Bonucci. Shkaku i kësaj situate ka qenë lënia jashtë nga Sarri në favor të Rabiot.

Sipas ndërtimit të fakteve nga Il Corriere di Torino, humori i prishur i mesfushorit ekspert francez ndodhi gjatë mbledhjes teknike mëngjesin e ndeshjes, kur zbuloi se nuk është zgjedhur mes titullarëve të skuadrës, i kaluar nga Rabiot. Një vendim që mesfushori e priti keq, duke e shprehur që në mbledhje, para të gjithëve.

Matuidi, në fakt, ka përjetuar një situatë të tillë që në kohët e Psg përsëri me Rabiot, deri në transferimin tek Juventus. Një problem më shumë për Maurizio Sarri, që është në shënjestër të kritikave e tifozëve për rezultatin e lojën që bën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *