Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa thotë se taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës, duhet të hiqet ashtu siç kanë kërkuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Mustafa, partia e së cilit është në koalicion qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit, tha se deputetët e LDK-së do ta mbështesin qeverinë për heqjen e taksës, pasi sipas tij, kjo është në interes të Kosovës.
“Askujt nuk i mbushet mendja se Kosova e detyron Serbinë që ta njohë përmes tarifës. Por, shumicës dërmuese iu mbushet mendja se SHBA-të, në rend të parë, dhe BE mund ta bindin Serbinë, përmes procesit të dialogut, ta njohë shtetin e Kosovës. Dëshiroj të besoj se mbledhja e nesërme e Kuvendit do ti japë përkrahje Qeverisë dhe Kryeministrit Kurti të hiqet tarifa. Të hiqet ashtu siç po kërkojnë SHBA-të” – thotë Mustafa.
“Në qoftë se Serbia, nuk e ndal fushatën kundër Kosovës dhe nuk mënjanon pengesat tregtare dhe ekonomike, LDK mbetet e përkushtuar për aplikimin e masave të reciprocitetit pas një periudhe që Qeveria e akordon me SHBA-të dhe BE-në” – thotë Mustafa. ©LAPSI.al
Jo more . Dole dhe ti tradhtar ?
Ku je bre Ramush , po te dalin tgjith tradhtar kto politikanet e kosoves.
Ramush hajde prap ne pushtet , Populli po te pret. Tja vendosim taksen 200% serbis .
Parameci dhe ameba kane me shume reputacion se ky mikrob
Po ta kishte fituar vete luften Kosova do ishte “tradhetar” nese Kosova nuk do kishte 40% te buxhetit te financuar nga USA dhe EU, do ishte “tradhetar”, Nese Kosoven do ta njohnin me deshire shtetet e botes (pa ndihmen e USA dhe BE), prape ky do ishte “tradhetar”..Po duke qene se keshtu nuk eshte, rrezikon qe “tradhetar” te behet Kurti qe po kafshin doren e ature qe i japin buke Kosoves!