• |
ide | kryesore

Ditëlindja e blogeres kthehet në tragjedi, 3 të vdekur dhe shtatë në gjendje të rëndë

Paparazzi, Slider

Tre njerëz u vranë dhe shtatë u çuan në spital me djegie pasi akulli i thatë u vendos në pishinën e një feste në Rusi, për të krijuar efektin e avullit.

Festën e organizonte blogerja e njohur vendase Ekaterina Didenko, e cila po festonte ditëlindjen e 29-të.Bashkëshorti i saj Valentin Didenko, 32 vjeç ishte mes viktimave, pasi shkarkoi rreth 25 kg akull të thatë për të krijuar “efekt vizual dramatik” për të ftuarit e festës së mbajtur në një kompleks pishine e sauna në Moskë.Ai vdiq gjatë rrugës për në spital ndërsa të ftuarit Natalia Monakova e Yuri Alferov, të dy 25 vjeç, vdiqën në vend. Raportohet se ata të tre ishin të vetmit njerëz brenda ujit të pishinës kur i lëshua akulli. Ndërsa nëna e dy fëmijëve Didenko, është opinioniste e njohur në Instagram me një milionë ndjekës në llogarinë e saj, ku rekomandon mjekime shtëpiake si farmaciste e kualifikuar.Leshimi i akullit te thatë në ujë shkakton kalimin e akullit në gjendje avulli pa kaluar me pare ne ate të lëngshme, shkakton njëfarë shpërthimi dhe çliron sasi të mëdha dyoksid karboni.


Fillimisht u përfol se blogerja kishte vdekur, por me anë të një postimi në rrjete sociale, ajo sqaroi se është gjallë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu