• |
ide | kryesore

Frika nga koronavirusi, 2 kompani ajrore britanike pezullojnë fluturimet me Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Dy kompani fluturimi në Britaninë e madhe, Ryanair dhe British Airways, kanë pezulluar fluturimet drejt disa vendeve europiane, mes të cilëve edhe Shqipërinë.

Kjo vjen si masë për parandalimin e përhapjes së krornavirusit, i cili vijon të infektojë gjithnjë e më shumë njerëz në shtete të ndryshme, ku në Europë më i godituri është Italia.

Kompanitë kanë anuluar përkohësisht fluturimet nga Gatwick drejt Italisë, Francës dhe Shqipërisë ndërsa nga aeroporti i Londrës janë anuluar fluturimet drejt Austrisë, Belgjikës, Irlandës, Zvicrës Gjermanisë, Francës, Italisë dhe drejt aeroportit JFK në Nju Jorkut.

Një zëdhënës i kompanisë British Airways tha se klientët do të njoftohen për anulimin e fluturimit ët tyre dhe se do ët diskutohet për opsionet e tyre të udhëtimit, duke përfshirë ri-rezervimin në kompanitë e tjera ku është e mundur, rimbursimin e parave të paguara për biletat apo edhe caktimin e një date të mëvonshme të udhëtimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *