• |
ide | kryesore

Mesazhi nga Belrini: “Grenell nuk e kupton thelbin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë”

-Instant, Të fundit



“Grenell nuk e kupton thelbin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë”. Ky eshte mendimi i bashkëpunëtorit te lartë te Këshillit për Politikën e Demokratizimit në Berlin, Bodo Weber. Ai e ka vlerësuar pozitivisht idenë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për ta hequr pjesërisht dhe gradualisht taksën prej 100% ndaj produkteve serbe dhe ka kritikuar emisarin e SHBA-së, Richard Grenell, për qasjen e tij ndaj Kurtit.

Në një intervistë për “Kosovo Online”, Weber u pyet nëse reagimi i Richard Grenellit, i shte një përballje amerikano-gjermane?

“Fakti që Kurti u sulmua nga i ashtuquajturi i dërguar, Grenell, në vend që ta mirëpresë një hap të guximshëm, tregon përsëri se Grenell, i cili insiston që ai është ekskluzivisht i përqendruar në ekonomi, as nuk e kupton thelbin e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, as dialogun politik, dhe as nuk ka qëllime të mira. Qasja gjermane, e mbështetur nga shumica në BE, është e bazuar në parime dhe është e përqendruar në një zgjidhje gjithëpërfshirëse. Në këtë kuptim, këtu nuk ka asnjë përfundim, por ekziston një konflikt transatlantik. Fakti që presidenti Vuçiq, në vend që të duartrokasë gjestin e kryeministrit Kurti, e hodhi poshtë haptas lëvizjen e Prishtinës, rithekson që qëllimi i tij fillestar nuk është të arrijë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në Ballkan, por të përpiqet të shfrytëzojë unitetin e Perëndimit. Natyrisht, e njëjta gjë vlen edhe për presidentin Thaçi” tha ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *