• |
ide | kryesore

Gazetari shqiptar i “Le Iene”: Jam futur në karantinë

Lajme, Të fundit



Koronavirusi ka prekur edhe stafin e emisionit të famshëm “Le Iene”. Ky program u bë i njohur për publikuar shqiptar pasi solli në skenë rastin e Alvin Berishës, vogëlushit të mbetur në kampin e Al-Holit në Siri. Është gazetari shqiptar Taulant Kopliku, pjesë e “Le Iene” që njofton se për shkaqe sigurie janë futur në vetëkarantinim.

Pjesëtarët e stafit kanë marrë një mesazh ku u është kërkuar që mos të paraqiten në redaksi pasi një koleg i tyre ka rezultuar pozitiv me covid19. Atyre u është kërkuar në formë këshillimi që të qëndrojnë në shtëpi (vetëkarantinim) për 14 ditë. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër të televizionit do të fillojnë punën normalisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *