• |
ide | kryesore

Vlerësime politike e VAR, arbitri denoncon sistemin te Le Iene: “Kështu, falsifikohet Serie A”

F1, Sport
Iene



Një stuhi e re po ngrihet brenda futbollit italian. Në episodin që do të transmetohet në Le Iene, një arbitër ende aktiv në futbollin përtej Adriatikut ka vendosur të bëjë deklarata të forta. Ai flet për parregullsi që rrezikojnë të deformojnë kampionatin. “Jam një arbitër i Serie A aktualisht në aktivitet e dua të sinjalizoj ato që për mua, e për arbitrat e tjerë, janë anomali të rënda të sistemit arbitral në Itali”.

DEKLARATAT E ARBITRIT ANONIM

Nuk ka paqe për futbollin italian tani që po përballet me një skandal të ri që mund të tronditë drejtuesit e AIA-s dhe vetë Lega Calcio. Në fakt, programi i njohur Le Iene pranoi ftesën e këtij arbitri, i cili pretendon se është aktiv. Arbitri anonim ka dashur të tregojë ngjarjet që kanë të bëjnë me kampionatin italian. Bëhet fjalë për vendime shumë të dyshimta të marra në ndeshje të caktuara për të favorizuar një skuadër apo një tjetër. Flitet në deponimin e tij për gabime të pashpjegueshme dhe referohen disa episode.

ZBULOHEN NDESHJET E INTER, JUVE E MILAN

Arbitri anonim flet për vendimet e çuditshme të marra në disa ndeshje me protagonistë Inter, Milan dhe Juventus. Duke filluar nga penalltia që iu mohua Bolonjës kundër bardhezinjve, goli me dorë i Pulisic kundër Genoas, deri te përplasja mes Bastoni dhe Duda në Inter-Verona. “Dua të vë në dukje anomalitë serioze të cilat për mendimin tim do të ndikojnë në ecurinë e Serie A dhe Serie B. Ka një luftë të brendshme mes dy fraksioneve të udhëhequra nga dy arbitra kandidatë për zgjedhjet e ardhshme të kategorisë, e cila do të ndikojë në karrierën e shumë prej tyre. Për më tepër, zgjedhja e imazheve në VAR, të cilat jo gjithmonë i bindin të gjithë, është gjithashtu hutuese”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *