• |
ide | kryesore

Rishfaqet arbitri anonim në Le Iene: “Ja çfarë thotë Rocchi për spiunin”

Sport
Arbitri anonim



Pas reportazhit të javës së kaluar, që tronditi Italinë, është kthyer të flasë sërish arbitri anonim. Në episodin e 23 shtatorit arbitri i prezantuar si i Serie A, kishte zbuluar parregullsi të ndryshme brenda sistemit italian të arbitrimit.

“NISI GJUETIA PËR SPIUNIN”

“Pas reportazhit filloi gjuetia për njeriun brenda Komisionit Kombëtar të Arbitrave – zbuloi arbitri anonim -. Ka një gjendje të kuptueshme nervozizmi, shumë kanë dyshime dhe secili formulon hipotezat e veta se kush është spiuni. Çfarë thonë kolegët e mi? Shumë shprehën solidarizimin me arbitrin dhe ndanë të njëjtin mendim me përmbajtjen e shprehur në reportazh. Të nesërmen Rocchi thirri një takim me të gjithë anëtarët e Komisionit kombëtar të arbitrave. Ishim rreth 160 veta, të gjithë të lidhur përmes Zoom”.

MENDIMI I DIZENJATORIT ROCCHI

“Rocchi dukej i mërzitur nga reportazhi që u transmetua – vazhdoi arbitri anonim i ndeshjes -. Iu duk një tjetër sulm ndaj arbitrave nga jashtë. Ai na ftoi të mos përfshiheshim emocionalisht dhe të dilnim në fushë duke treguar aftësitë dhe vlerën tonë. Për pjesën tjetër, ai mendon se është thjesht një inskenim, një gjë mediatike për të sulmuar atë dhe arbitrat. Ai megjithatë tha se, nëse spiuni ekziston, ai do të shkojë tek ai para përfundimit të sezonit dhe do t’i kërkojë falje duke i thënë se ka bërë një ka*llik”. Kështu, në pyetjen e pritshme për mundësinë e daljes hapur me Shoqatën e Arbitrave: “Nuk do ta bëj sepse e di me çfarë do të përballem”.

Zbulime, këto, të transmetuara në episodin e mbrëmjes së sotme të Le Iene (në Italia 1), së bashku me dëshmitë e pesë gjyqtarëve të tjerë të Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *