• |
ide | kryesore

Champions/ Rrëzohet hipoteza e Juventus në Tiranë, francezët në padijeni: “Paqartësi totale për ndeshjen”

Sport



Koronavirus vazhdon të shqetësojë botën e futbollit dhe këtu nuk bën përjashtim as Champions League. Për momentin ndeshja e kthimit për 1/8 e finaleve të kompeticionit nuk është në diskutim e nuk ekziston mundësia që të shtyhet. Paqartësia e vetme është mbi modalitetin.

Problemin e ka kthyer në vëmendje Jean-Michel Aulas, presidenti i francezëve që ka vënë theksin tek padijenia që mbizotëron tek Juventus-Lione, që do të luhet të martën e ardhshme. “Jemi në paqartësi totale. Për momentin duhet të luhet në Torino me dyer të mbyllura, por e di se ka qenë një plan edhe për të luajtur në Maltë me dyer të mbyllura (Federata malteze e ka mohuar këtë mundësi). Situata është e ndryshueshme, UEFA po ndjek dekretet e qeverive të ndryshme”.

E pikërisht këto dekrete kanë hedhur poshtë edhe hipotezën e Juventus për të luajtur në Tiranë, në Air Albania, si kishte bërë të ditur Gazzetta dello Sport përpara se të zyrtarizohej vendimi që edhe në Shqipëri të luhej me dyer të mbyllura.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *