• |
ide | kryesore

Familja e tërë shkon në Infektiv: Takuam të prekurën me covid-19 në Durrës, na bëni analizat

Lajme, Të fundit



Një familje me 4 persona e cila rezulton të ketë pasur kontakte me të moshuarën e infektuar më koronavirus në Durrës ka kërkuar që t’i nënshtrohet analizës së Covid-19. Familja në fjalë ka shkuar pranë spitalit të Durrësit 6 ditë më parë dhe kanë rënë në kontakt me të infektuarën.

Sipas të njëjtave burime, familja ka kontaktuar me numrin 127, të vënë në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë, dhe personi që u është përgjigjur u ka thënë anëtarëve të familjes në fjalë se nuk kanë tamponë në gjendje, për të bërë të mundur marrjen e mostrës dhe kryerjen e analizës. Vetëm pas insistimit të familjes me katër anëtarë, këta të fundit janë futur në Infektiv dhe tashmë pritet që t’u bëhet analiza dhe të kuptojnë nëse janë apo jo të infektuar.

Numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri ka shkuar në 10. Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të tjerë që të ruajnë qetësinë, ndërkohë ata që kanë udhëtuar nga vende të prekura dhe ndiejnë simptoma të ngjashme me gripin, të telefonojnë në nr.127 dhe të mos shkojnë direkt në spitale.



5 Comments

  1. :::: nuk kanë tamponë në gjendje, për të bërë të mundur marrjen e mostrës dhe kryerjen e analizës. Vetëm pas insistimit të familjes me katër anëtarë, këta të fundit janë futur në Infektiv dhe tashmë pritet që t’u bëhet analiza:::::

    ja pra si hidhet helmi ne opinion , dale nga dale, cdo dite,
    kmoplet genjeshter,
    Lajmi nuk ka as autor, as referuar ndonje gazete tjeter asgje, thjesht disa rrshta ‘ sipas burimeve te besuara’ .

    Ju jeni per tu djegur me benzine.

  2. Si shpjegohet qe kete lajm e ka vetem Lapsi ?
    I hodha nje sy gazetave me kryesore dhe asnje lajm i ngjashem.

  3. Nese jane futur ne spital pa bere tamponin eshte gabim i rende. Duhet ngulitur ne koke qe te dyshuarit nuk duhet te futen neper spitale sepse rrezikojne personelin (i cili edhe keshtu eshte i manget) dhe pacientet e tjere. Spitalet duhet te shpallen objekte te rendesise se vecante dhe duhet kufizuar maksimalisht hyrja e personave te pakontrolluar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *