• |
ide | kryesore

Shkon në 10 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkon në 10 numri it ë prekurve nga koronavirusi në Shqipëri. Lajmi vjen nga Ministria e Shëndetësisë.

Janë testuar në ISHP 114 raste, vetëm 10 janë pozitiv 2 që kanë qënë dje, janë 6 vetë kontakte të tyre dhe kemi edhe 2 raste të reja të panjohura qe nuk kane pasur kontakte me këta. – thuhet në njoftim.

Sipas zv/ministres Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli, njëri nga rastet është në Durrës.

Në konferencën për mediat ku u njoftuan përditësimet e reja për të prekurit me COVID 19 në vendin tonë, u fol edhe për situatën e pacientëve, por edhe kapaciteteve që kanë spitalet tona.

Zh.ministrja Mira Rakacolli deklaroi se në këto momente në Infektiv po mbahen vetëm 3 persona nga 10 të prekurit. Ajo sqaroi se dy rastet e para nuk janë në karantinën e spitalit, por janë vetëizoluar në shtëpitë e tyre.

Të jesh bartës nuk është njësoj si të jesh i sëmurë. Por ke aftësi ta përçosh virusin pavarësisht se ti nuk mund të sëmuresh, prandaj është e nevojshme të vetëkarantinohesh. Edhe dy pacientët e parë janë të vetëizoluar. Kur je në vetëkarantinim ke për detyrë të qëndrosh në ambient të izoluar, personi vendos një maskë, të përdorë ambiente të veçanta dhe të njoftojë për ndryshimin e gjendjens së tij 127”. 

Në rastin më të keq, nëse do të mbushet Infektivi, pritet që pacientet të hospitalizohen në Sanatorium, në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Edhe në skenarin më të keq, në rast se mbushet Infektivi, do të kemi edhe spitalin Shefqet Ndroqi, i kemi marrë të gjitha masat”,- sqaroi mjekja.



11 Comments

    1. Ke ngaterruar adresen zoteri. Ky lajm eshte i portalit lapsi i sponsorizuar nga familja Berisha dhe jane te interesuar te perhap panik ne popull

  1. Pra tete raste vine nga pacienti zero qe ishte djali qe vinte nga Firence ku per cudi nuk ka patur asnje rast ne ate periudhe dhe dy te tjere jane ose paciente zero, ose kane nje pacient zero tjeter qe nuk dihet. Me masat qe jane marre, nuk eshte e cuditeshme qe ditet ne vijim te kemi me shume te infektuar se ne Itali

    1. Ca thu ka o kar me syze, mjaft i more lajmet nga facebook i Sali Berishes. Ne firence jan 60-70 te infektuar sot e sa qindra te tjere jan pa simptoma apo kan qene pa simptoma kur ky tipi ka qene ne itali. Lene pastaj qe ky tipi nga ska kalu neper itali deri sa ka ardh ne shqiperi po aq di e nuk lexon me larg se fb sales, rrote kari se ngelet tu u mor me politike dhe ne kshu rastesh

      1. I paemer i ores 13:26, te paska mbetur ai miku ne goje dhe ne dore. Natyrisht qe llogjika jote nuk arrin te shkoje pertej feikes nga nje plak over 70 si Berisha, por pyete ate mikun qe mban ne dore dhe ne goje se kur eshte konstatuar i infektuari i pare ne Firence? Besoj se do dije pak me shune se ti dhe do te thote me dt. 26 shkurt, pra kur i ashtuquajturi pacienti zero shqiptar ka hyre ne Shqiperi. Vec kesaj, me ate llogjiken prej miku te mashkullit, ne nje qytet me afro 400 mike banore dhe me 60-70 te infektuar nga covid 19, sa eshte probabiliteti qe te marresh infeksionin? Shume pak me lart se zero o yll i ndritur i rilindjes. Pastaj ku e pe politiken ne ate qe shkrojta pak me siper? Apo do te besh propaganden deri ne vdekje se e pret me heroizem virusin e vellezerve kineze? O qenje qe vegjeton, mos ki frike nga Saliu, ai e ka mbaruar historine e tij. Mos ki frike as nga koronavirusi sepse frika te con te besh e te thuash budallalleqe si ato qe shkruan me siper, por ruaju nga ata qe ke afer si dhe nga sufllaqet qe te jep partia, sepse ato mund te jene te infektuara. Blihen me cmim shumice dhe duke kursyer sepse do te paguhen PPP-te qe e nxoren ne drite kete vend. Kujdesu mos te infektohesh, se as sufllaqen nuk e perfiton me. Mos u tremb nga nje plak i mbaruar si Saliu apo nje bukuroshke si Lulja, por nga kryetari i bashkise tende qe ta jep ujin me orar dhe nuk je ne gjendje as te kujdesesh per higjenen tende.

          1. E vertete po te shihet nga pozicioni yt qe ka frike nga Saliu dhe i del miku mashkullor ngado. Fol me argumenta, jo me partishmeri se ajo partishmeri, me mire te thuhet karllek, e ka marre vendin ne qafe keto 80 vitet e fundit

  2. O matematiciene mos beni rolin e karucit. 2 ishin + gjashte kontakte+2 te reja sa bejne o karaaaaaaaaaaaaaa. Mos beni matematike numrash se nuk ka lidhje, kryesorja eshte te dizinfektoni tastjeren ku shkruani ashtu sic kam bere une , se do e hani edhe vete. Po te lexoni pak me shume do ta kuptoni qe me kete lloj virusi eshte e pamundur te identifikohet pacienti 0, por gabimi qe po bejne keta palacot tane eshte fakti qe ne kete situate, edhe pse ndofta ka te beje me te dhenat personale dhe mbrojtjen e tyre, duhet te publikohen minimumi emer mbiemer, nga vjen dhe cilat vende ka frekuentuar, qe ata te cilet mund te kene pasur kontakte minimalisht te ndergjegjesohen e te vetkarantinohen……

    1. Bravo Ajnshtajn!
      Po pse e disinfektove tastieren? Eshte PC e punedhenesit?
      Me qe ti merr vesh nga matrmatika, per 114 testime, kane dale 10 raste. Sa te infektuar duhet te jene faktikisht?
      114 testime per tre jave, sa i bie ne dite?
      Sa persona kane ardhur keto tre jave nga Italia vetem, sa testime u jane bere atyre ne keto tre jave?
      Ju ruajte Zoti nga virusi e nga qeveria.

  3. Mos u merrni kot me aritmetike por me fenomenin dhe papergjegjshmerine e qeverise. Shpresoj shume qe numri te mos rritet se kemi familje e miq atje por ajo qeveri shkerdhate e kishte marre me shume sportivitet kete fenomen ne nje kohe qe e gjithe bota po dridhet perfshi dhe ameriken. Propaganda qeveritare per”qetesi” dhe mosperhapje paniku nuk justifikon mos marrjen e masave per ta izoluar si epidemi. Te gjitha hyrje daljet me italine duhet te ishin bllokuar dhe pasagjeret qe vinin qe andej te kontrolloheshin nje per nje dhe te futeshin dhe ne karantine. Tashti eshte teper vone. Ju ruajt zoti o njererz ju dhe familjet tuaja

  4. Ministria e shendetesise s’ka mesuar akoma te formuloj nje fjali korrekte e lere pastaj t’i ndali ne ndihme te prekurve nga koronavirus. Kurse ketyre sharesve online me pagese, duhet me ja shkerdhy ate Linden Rames dhe Ajolen Lal Kurves!!! I
    nxjerrin ne pune neper ato dhomat e ngushta per 2-3 qind mije leke te qelbura me gjithe keto rreziqe virusi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *