• |
ide | kryesore

Lorik Cana tregon situatën në Itali, ‘Jemi izoluar familjarisht’ (Video)

F1, Paparazzi



Kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana, gjendet në Romë dhe si të gjithë njerëzit atje, ka zgjedhur të vetë izolohet së bashku me familjen në shtëpi. Më herët sot ai u bë pjesë e një video-je sensibilizuese, për mënyrën se si duhet të kujdesemi për veten dhe për të tjerët gjatë kësaj kohe, kur Koronavirusi ka mbërritur dhe në vendin tonë:

Ndërkohë në një lidhje me emisionin “Shqipëria Live”, ai tregoi se gjendej në shtëpinë e tij dhe tha pse ishte e rëndësishme që të shmangim sa më shumë daljet dhe kontaktin me të tjerët, të paktën nga eksperienca e njerëzve në Itali. Si rrallë herë, përkrah Lorikut qëndroi dhe djali i tij, Boikeni, i cili daljet në publik i ka shumë të rralla. Cana tha se situata me Koronavirusin ndoshta mund të në pengojë që të bëjmë lëvizjet dhe punët që kishim planifikuar, por megjithatë duhet të ndjekim këshillat e të ndërmarrim masat që këshillojnë ekspertët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *