• |
ide | kryesore

Aksidenti në Belsh, nëna me dy fëmijët përfundon në spital

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksidenti



Një aksident i frikshëm ka ndodhur pak minuta më parë, në zonën e Belshit.

Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka shpërthyer në flakë.

Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit të Beratit.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *