• |
ide | kryesore

Ekspertja e gjuhës së trupit analizon sjelljen e Kate ndaj Meghan

Paparazzi, Slider



Për princin Harry dhe Meghan Markle dita e djeshme shënoi fundin e një epoke. Pas ditësh larg vëmendjes mediatike, Harry dhe Meghan morën pjesë në ngjarjen e fundit mbretërore, në Ditën e Commmonwealth-it, festimi vjetor në nder të multikulturës që mbahet në Westminster Abbey në Londër. Mirëpo teksa të gjithë e përqëndruan vëmendjen te duka dhe dukesha e Sussex-it (dhe fustani i gjelbër smerald i Meghan-it), ekspertët e gjuhës së trupit patën diçka tjetër për t’u marrë.

Konflikti  mes vëllezërve nuk është diçka e panjohur dhe gjuha e tyre e trupit nxirrte në pah tensionin e pranishëm. Ekspertja Blanca Cobb tha për Cosmopolitan se ishte tepër i dyshimtë fakti që çiftet Harry-Meghan dhe William-Kate u ulën larg njëri-tjetrit. Ajo shpjegoi, “Teksa Meghan i përshëndet me thotë, ajo dhe Harry thonë ‘Hi’. Kate nuk sheh drejt tyre, por bisedon me zonjën e veshur me të bardha [Sophie, kontesha e Wessex-it]. Kur Kate ulet, fytyra e saj nuk ka asnjë shprehi.” Blanca thotë se princi William iu përgjigj përshëndetjes së Meghan-it dhe Harry-t, por është e vështirë të dallohet ndërveprimi i tyre.

Ajo thekson se çiftet morën një pamje “serioze” kur ishin pranë njëri-tjetrit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *