• |
ide | kryesore

Foto/ Gjesti anti-koronavirus që po bën xhiron e botës: ja si takohen Nagelsmann e Mourinho

Sport



Red Bull Leipzig ka mposhtur Tottenham 3-0 e është kualifikuar në cerekfinale të Champions League: një rezultat fantastik për teknikun Julkian Nagelsmann, që arriti ti japë një mësim një mjeshtri si Mourinho. Megjithatë më shumë se fitorja e gjermanëve vëmendjen e ka tërhequr gjesti që kanë bërë dy teknikët në përfundim të ndeshjes. Sipas rregullores së re të Uefa, për shkak të emergjencës së koronavirus, dy teknikët nuk i kanë dhënë dorën njëri-tjetrit por kanë përplasur brrylat, për të shmangur kontaktin dhe për të evituar infektimin, duke dhënë kështu një shembull për të gjithë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *