• |
ide | kryesore

Presidenti Meta emëron tre gjyqtarë në Gjykatën e Lartë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka vendosur që sot të dekretojë emërimin e tre anëtarëve në Gjykatën e Lartë

Pasi shqyrtoi propozimet e Këshilli të Lartë Gjyqësor dhe praktikat dokumentuese të kualifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes dhe pasi siguroi një informacion shtesë prej KLG mbi këto propozime, Presidenti vendosi të dekretojë si anëtarë të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushajn, Ervin Pupen dhe Ilir Panda.

“Presidenti i Republikës, vlerësoi pa vonesë këto propozime, duke konsideruar se fillimi nga funksionimi i Gjykatës së Lartë, është një element kyç për respektimin e të drejtave kushtetuese të qytetarëve për një gjykim të drejtë, nga një gjykatë e caktuar me ligj dhe brenda një afati të arsyeshëm”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tashmë Gjykata e Lartë bëhet me 4 anëtarë pasi në detyrë është aktualisht Ardian Dvorani.



3 Comments

    1. e ke gabim

      pupe eshte baxhanaku i Blushit

      Sadushi eshte socialist i vjeter

      Socialist dhe Panda qe ben dor gallate me gafurrin tek Marin Barleti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *