• |
ide | kryesore

F1 tronditet, askush nuk do të fillojë: anullohen edhe garat e Bahrain e Vietnam

Sport



Pas Australisë, anullohen edhe garat e Bahrain e Vietnam. Pandemia e Koronavirus e pozitiviteti i një pjesëtari të McLaren kanë bërë që Formula 1 të anullojë GP e parë të sezonit, që duhet të zhvillohej të dielën në Melbourne. Situata është emergjente dhe F1 ka marrë sot vendimin edhe për dy garat që duhet të zhvilloheshin në në 22 mars në Sakhir e 5 prill në Hanoi, gara që janë shtyrë zyrtarisht.

Masa e marrë i shtohet shtyrjes edhe të GP të Kinës së 19 prillit. Komunikata e F1 saktëson se fillimi i Botërorit është spostuar në fund të majit (Monte Carlo), por edhe deri atëherë situata do të monitorohet në mënyrë konstante, kështu që nuk është se ka siguri. Për të dhënë idenë e konfuzionit që po kalon sporti, edhe në nivel komunikativ, mjafton të kapesh tek datat: në komunikatën e F1 flitet për “fundin e majit”, në atë të FIA, që më pas u korigjua bëhej fjalë për “1 majin”.

Në maj janë në program Hollanda (3/5), Spanja (10/5) e Monte Carlo (24/5). Por këto GP të parë europianë të sezonit, sidomos Hollanda e Spanja, për shkak të infektimeve në rritje në kontinent, nuk janë aspak të sigurtë. Hollanda duhet të rikuperohet në gusht, për Spanjën po kërkohet datë. E një skenar i besueshëm mund ta cojë nisjen e sezonit në Azerbaixhan, në Baku, në 7 qershor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *