• |
ide | kryesore

Shtanga përcakton kuqezinjtë e Moskës: në 8 maj një shans plus për pesë peshëngritës

Sport



Shtyrja e Kampionatit Evropian të Peshëngritjes për në 10 qershor në Moskë, kjo për shkak të gjendjes së Koronavirusit në Botë, nuk e ka ulur tempin e punës së shtangës shqiptare. Përkundrazi kryesia e Federatës Shqiptare të Peshëngritjes është mbledhur gjatë së enjtes, atje ku, të paktën edhe sipas presidentit Theodhor Masllavica, është zyrtarizuar ekipi kombëtar për këtë Evropian. Briken Calja, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Krenar Shoraj do të jenë përfaqësuesit e Shqipërisë në Moskë përkatësisht në peshat 73 kilogram, 81 kilogram dhe 89 kilogram.

Ndërkohë një garë testuese, quajtur ndryshe kontrolli, më 8 maj do të jetë përzgjedhës për Evangjeli Velin, e cila ishte sportistja më e mirë e Kupës së Shqipërisë më 6 mars në Tiranë, Shqiponja Brahjen, Kleopatra Saliajn, Romario Avdirajn dhe Edison Nelën. Po kështu është zgjedhur dhe kryetari dhe nënkryetari i Këshillit të Trajnerëve, që do të kryesohet nga Hektor Shaqiri dhe zëvendësi i tij Asim Belinova.

Ajo që duhet vlerësuar është fakti se nga peshëngritja priten medalje në Moskë, edhe pse në fakt një gjë e tillë shpresohet edhe për Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, që janë programuar për tu zhvilluar në 24 korrik – 9 gusht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *