• |
ide | kryesore

Kledi Bahiti, baba për herë të parë

Paparazzi, Slider



Disa kohë më parë producenti Kledi Bahiti zbuloi në një intervistë se ishte duke përjetuar një histori dashurie me një vajzë që e frymëzonte për krijimet e tij, duke hedhur poshtë dhe zërat se ishte në një lidhje me Krusitën. Ai nuk e zbuloi identitetin e partneres së tij, megjithatë sipas disa mediave ajo është gazetarja e RTSH-së, Pejana Elezi.

Kjo gjë përforcohet më shumë nga fakti që në profilin e Instagram-it, gazetarja ka një foto pikërisht me kompozitorin, plus që ai ka postuar vetëm disa minuta më parë këtë foto në profilin e tij:

Nderkohë, sipas “Prive.al” Kledi dhe Pejana do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. Nuk dihen ende detaje të tjera, në çfarë muaji të pritjes së ëmbël është gazetarja apo gjinia e bebit dhe jemi në pritje të konfirmimit të lajmit nga vetë çifti.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *