• |
ide | kryesore

Muajt e frikës në Itali, Begovic: “Nuk kisha parë kurrë dicka të tillë në jetën time”

Sport



“Është një makth”. portieri Milan Asmir Begovic e përshkruan kështu atmosferën në Milano në emergjencën koronavirus. “Rrugët janë të shkreta. E vetmja gjë hapur janë supermerkatot. Mund të marrësh ushqim e pastaj të kthehesh në shtëpi. Është cmenduri – ka rrëfyer për faqet e ‘Mirror’ boshnjaku, i mbërritur tek kuqezinjtë në janar në huazim nga Bournemouth – Njerëzit kanë thënë se është si skenë filmi dhe ashtu është. Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë deri më sot. E nuk jam i sigurtë se njerëzit e dinë sa keq është këtu”.

Portieri ka vazhduar rrëfimin e tij mbi muajt e parë në qytetin e modës, në shtetrrethim për shkak të virusit të frikshëm: “Është shkatërrimtar për njerëzit. Duket si makth e mund vetëm të shpresosh se gjithcka do të kthehet në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur. Ndodhi kaq shpejt… – ka rrëfyer për gazetën angleze Begovic, që debutoi me fanellën kuqezi në 22 shkurt në Firence e pastaj titullar kundër Genoa në një San Siro me dyer të mbyllura – Këtë javë kapëm kulmin. Kaluam nga loja normale, tek ajo me dyer të mbyllura e pastaj të mos luanim fare. Të luaje pa tifozë nuk ishte një eksperiencë e bukur. Nuk po stërvitemi tani e nuk do ta bëjmë deri në datën 23, por gjërat mund të ndryshojnë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *