• |
ide | kryesore

Koronavirus godet përsëri: Juventus në ankth, një tjetër lojtar del pozitiv

Sport



Rasti i dytë pozitiv me Covid-19 për një futbollist të Juventus. Pas Daniele Rugani, edhe francezi Blaise Matuidi i është nënshtruar kontrolleve mjekësore që kanë zbuluar pozitivitetin e tij ndaj Coronavirus-COVID-19. Futbollisti, nga e mërkura 11 mars, në izolaim vullnetar në banesën e tij, vazhdon të monitorohet e të ndjekë të njëjtin regjim. Është mirë dhe është pa sintoma momentalisht.

Në orët e ardhshme do të kryhen tampone të tjerë e nëse Juventus nuk do të nxjerrë asnjë komunikatë do të thotë se lojtarët kanë rezultuar negativë ndaj Koronavirus. Ndërkohë, Maurizio Sarri po vazhdon të punojë dhe e bën nga shtëpia e tij. Tekniku është në kontakt të vazhdueshëm me stafin e tij. Sipas asaj që bëhet e ditur, Sarri është duke parë të gjitha videot e ndeshjeve të Juventus në pritje për të stërvitur skuadrën në fushë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *