• |
ide | kryesore

Dramatike/ Dhjetëra kamionë ushtarakë transportojnë kufomat nga covid-19 në Itali (FOTO)

Lajme, Të fundit



Dhjetëra automjete ushtarake janë fotografuar duke transportuar kufomat e koronavirusit në Itali, ndërkohë që morgjet janë plot. Kamionët u fotografuan duke lëvizur nëpër qytetin e Bergamos në rajonin e Lombardisë, një nga më të goditurat nga virusi.

Italia është vendi më i prekur nga koronavirusi pas Kinës, me 35 mijë të prekur dhe gati 3 mijë të vdekur. Në këtë situatë të rëndë në vendin fqinj, autoritetet italiane kanë publikuar të dhëna mbi viktimat e këtij virusi vdekjeprurës.

Më shumë se 70% e viktimave ishin burra, mosha mesatare e të cilëve është 79.5 vjeç. Ndërkohë, mosha mesatare e grave që kanë humbur jetën është më e lartë, 83.7 vjeç. Nga mosha 40 vjeç deri në 50 vjeç kanë humbur jetën 17 persona, ndërsa 5 janë konfirmuar të vdekur nën 40 vjeç, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera të rënda.

 



1 Comment

  1. E dale nga konte duket besushem. per ata qe e dine cfare eshte dhe si erdhi ne pushtet.Packa se italjanet i hypin makinave motoreve trameve dhe shkojn ne pun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *