• |
ide | kryesore

Theu karantinën për ditëlindjen e të fejuarës: denoncohet në Serbi sulmuesi i Real Madrid

Sport



Futbollistët serbë, Luka Jovic i Real Madrid e Nikola Ninkovic i Ascoli, kanë thyer detyrimin e vetë-izolimit pasi u kthyen në Serbi, e janë denoncuar nga forcat e rendit mbi bazën e rregullave të reja të qeverisë në përpjekje për të bllokuar shpërndarjen e koronavirus. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat serbe.

Jovic në vecanti, saktësohet në shkrim, ka braktisur karantinën e Blancos në Madrid e ka shkuar në Serbi për të festuar ditëlindjen e të fejuarës së tij, Sofija Milosevic. E ka kritikuar rikthimin në atdhe, në këtë periudhë epidemie, të disa futbollistëve që kanë kontrata milionere jashtë kufijve, e që nuk i nënshtrohen detyrimit të vetë-izolimit, vetë kryeministrja serbe Ana Brnabic, që megjithatë nuk foli me emra.

Ministri i brendshëm Nebojsa Stefanovic ka konfirmuar denoncimin penale kunddrejt disa sportistëve, pa treguar identitetin: “Kemi denoncuar edhe disa eksponentë të njohur të sportit. Ata do të përgjigjen para gjykatave”, ka përfunduar ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *