• |
ide | kryesore

Efekti koronavirus, si do të kthehen koncensionet në bumerang për ekonominë shqiptare

Kryesore



Vetëm nga problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar, taksapaguesit do të duhet të paguajnë edhe 240 milionë euro më shumë gjatë viteve në vijim, si shtesa për 5 PPP-të në shëndetësi, infrastrukturë dhe integrimin e menaxhuar të mbetjeve, ose 30% më shumë se varianti fillestar. Në kahun tjetër, rënia e pritshme e të ardhurave nga efekti koronavirus mund të çojë shumë shpejt në shkeljen e rregullit fiskal, ku pagesat për koncesionet mund ta kalojnë pragun prej 5% të të ardhurave tatimore, duke u kthyer në një bumerang për ekonominë.

Nga Ornela Liperi/ Monitor

Qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për periudhën 2015-2032, për të cilat do të duhet të paguajë në total gati 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë e mbledhura nga taksapaguesit. Por, teksa këto kontrata janë në vitet e para të zbatimit, shumë probleme po shfaqen. Shpejtësia dhe intensiteti me të cilin u miratuan ato përgjatë katër viteve të fundit po rezulton se ka sjellë gabime në llogaritje e parashikime, që po detyrojnë derdhjen e parave shtesë nga taksapaguesit.

“Monitor” ka përllogaritur se vetëm për pesë koncesione: Inceneratori i Tiranës, Sterilizimi, Laboratorët, rruga Milot-Balldre dhe Check up, buxheti do të duhet të paguajë rreth 240 milionë euro shtesë për punë të paparashikuara, apo shërbime të pakryera, duke e rritur në total vlerën e këtyre kontratave me 30%, nga rreth 790 milionë euro në 1 miliard euro.

Pas emergjencës së krijuar nga koronavirusi, qeveria ka njoftuar se do të rialokojë 17 mln euro nga disa kontrata koncesionare, por këto janë vetëm pezullime dhe shtyrje, që një ditë do paguhen, ndërkohë deri tani askush nuk êshtë dënuar për dëmet afatgjata që i janë krijuar buxhetit nga gabimet në kontrata.

INCENERATORI, KOSTOT RRITEN ME 104 MILIONË EURO

Në fund të vitit 2016, kompania “Integrated Energy B.V.” sh.p.k. fitoi koncesionin e ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimit të venddepozitimeve ekzistuese Tiranë. Projekti koncesionar/PPP i paraqitur ka parashikuar kryerjen e pagesave për ofrimin e shërbimit në shumën 7.4 milionë euro në vit pa TVSH, nëpërmjet garantimit të një minimumi ditor prej 700 tonë/mbetje në ditë me tarifë prej 29.05 euro/ton, që për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit parashikohen në shumën 222.7 milionë euro pa TVSH.

Këto pagesa, sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) për parashikimin në tavanet buxhetore, janë të detajuara në shumën 130.9 milionë euro mbështetje nga qeveria shqiptare dhe 91.8 milionë euro pa TVSH nga buxheti i bashkive në përbërje të Qarkut të Tiranës, për të gjithë kohëzgjatjen 30-vjeçare, sipas raportit. Në kontratë parashikohet minimumi i garantimit ditor si dhe neni që çmimi indeksohet me inflacion, të cilave u është bashkangjitur propozimi financiar.

Por, një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit gjeti se vetëm nga indeksimi i inflacionit dhe mosllogaritjes së saktë të volumit të plehrave që përpunohen në ditë, shteti rrezikon të paguajë edhe 104 milionë euro shtesë, nga të cilat gati 78 milionë euro janë indeksim i inflacionit, që e merr përsipër shteti dhe pjesa tjetër, si rrjedhojë e llogaritjes së ulët të kufirit minimal të sasisë së mbetjeve ditore të garantuara. Këto i shtohen vlerës fillestare të kontratës prej 222.7 milionë eurosh pa TVSH, ose 267 milionë euro me TVSH, duke e çuar në total koston në të paktën 370 milionë euro, ose 27% më të lartë sesa vlerësimi fillestar.

KLSH konstaton se në lidhje me sasinë minimale të garantuar, në studimin e fizibilitetit është përcaktuar kompensimi prej 700 tonë mbetje/ditë minimalisht. Në këtë mënyrë, i gjithë risku i kërkesës është transferuar në sektorin publik, duke garantuar kthimin e investimit, edhe nëse nuk realizohet sasia minimale ditore e garantuar. KLSH thekson se rasti i tejkalimit të kësaj sasie e vendos në risk thelbësor Buxhetin e Shtetit në
lidhje me pagesat e nevojshme përtej nevojës së planifikuar, si dhe rrit fitimet koncesionarit në mënyrë të pakufizuar.

KLSh, nga auditimi, ka konstatuar se nuk ka asnjë argumentim në studimin e fizibilitetit në lidhje me kostot e konsulencës (2 115 000 euro), telekomunikacionit (507 600 euro) dhe mbi të gjitha, të shpenzimeve të tjera administrative, të cilat janë paraqitur në vlerën 58 556 632 euro). Përfshirja e kostove administrative në masën 20% të vlerës totale të kostove të operimit të paargumentuara dhe të pambështetura paraqet dyshime në lidhje me fluksin dalës të projektuar për to me ndikim të drejtpërdrejtë në vërtetësinë e llogaritjeve të kryera për përcaktimin e tarifës së ofrimit të shërbimit.

Inceneratori rrit tarifat e pastrimit për bizneset e qytetarët

Tarifat e pastrimit në kryeqytet kanë shënuar rritje për të gjithë këtë vit, bazuar në vendimin 158 të Këshillit Bashkiak, të marrë në datën 26.12.2019. Për familjet, tarifa është rritur me 15%, nga 5 000 lekë në vit që paguanin më parë, në 5 750 lekë. Rritja ka qenë më e fortë për bizneset e vogla, me xhiro nga 0-2 milionë lekë në vit.

Për këtë kategori, tarifa është rritur me rreth 64%, nga 3 500 lekë në 5 750 lekë. Vetëm për disa kategori si shërbimet e fotokopjimit, sallonet e bukurisë, agjencitë valutore, transport etj., tarifa e pastrimit është 4 mijë lekë. Për bizneset e mëdha, tarifat janë shtuar me 15%. Për disa kategori biznesi, tarifa vjetore e pastrimit është 85 100 lekë, nga 74 mijë lekë që ishte në vitet e mëparshme (shiko faturën në fund), me një rritje prej 15%, për disa kategori të tjera (biznesi i vogël me xhiro nga 2-8 milionë lekë) rritja është nga 10 mijë në 11 500 lekë, po me rritje 15%.

Në relacionin e Programit Buxhetor Afatmesëm, 2020-2022 të Bashkisë Tiranë argumentohet nevoja për rritjen e tarifave, me rritjen e kostos së shërbimit të lidhur edhe me zbatimin e kontratës koncesionare të inceneratorit. “Në bazë të analizës së kostos së shërbimit të pastrimit dhe përpunimit të mbetjeve është evidentuar një diferencë e theksuar mes kostos së shërbimit dhe të ardhurave të arkëtuara për mbulimin e tij. Ky ndryshim është ndikuar kryesisht për shkak të hyrjes në fuqi të kontratës së inceneratorit në vitin 2018, në bazë të PPP të realizuar nga Qeveria Shqiptare dhe që po zbatohet nga bashkitë e qarkut të Tiranës. Gjithashtu, një rritje e konsiderueshme vërehet edhe në koston operative vjetore të Bashkisë Tiranë për menaxhimin e këtij shërbimi.

Për sa më sipër është vlerësuar i nevojshëm rishikimi i nivelit të tarifës për të gjitha kategoritë, në mënyrë që të lehtësohet mbulimi i kostove, të cilat janë në rritje çdo vit, pa arritur mbulimin total të saj, dhe në mënyrë të tillë që të mos ketë një rritje të theksuar në barrën fiskale të kategorive duke synuar një shpërndarje të drejtë të kësaj barre në përputhje me impaktin që secila prej këtyre kategorive mbart”, thuhet në relacionin e bashkisë.

STERILIZIMI, 53 MILIONË EURO MË SHUMË, RISKU I FINANCIMIT MBAHET NGA SHTETI

Koncesioni i sterilizimit është propozim i kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i nënshkruar në vitin 2015 me shoqërinë koncesionare ‘Sani Service sh.p.k,” dhe ka si qëllim menaxhimin e qendrës së sterilizimit, ofrimin e instrumenteve kirurgjikale sterile sipas setit të personalizuar, veshjet në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve mjekësore me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale ku do të ofrohet ky shërbim.

Kostoja e këtij koncesioni është rritur ndjeshëm, për shkak të numrit të lartë të ndërhyrjeve kirurgjikale, në raport me parashikimet.
Në projektbuxhetin e vitin 2020, në tabelën që sqaron financimet buxhetore për koncesionet, Ministria e Financave raportoi se vlera totale e kontratës për koncesionin e sterilizimit të mjeteve kirurgjikale në salla do të arrijë në 16.5 miliardë lekë, nga 10 miliardë lekë që ishte raportuar në buxhetin e vitit 2018. Vlera e financimit për koncesionin e sterilizimit është rritur me 65 % në harkun e dy viteve, ose rreth 6.5 miliardë lekë (53 milionë euro) më shumë.

Ministria e Financave, në një raport të fundit për zbatimin e kontratës koncesionare për sterilizimin ka pranuar se risku i financimit është marrë përsipër tërësisht nga buxheti dhe deri tani janë materializuar risku i kërkesës dhe risku i negocimit, çka ka bërë që buxheti të paguajë rreth 5 milionë euro më shumë vetëm për vitin 2018.

Sipas raportit të financave, pagesat për këtë kontratë realizohen sipas skemës (pay x use), prandaj tejkalimi në nivel vjetor i numrit të ndërhyrjeve të planifikuara sjell kosto shtesë për buxhetin e shtetit. Por, të dhënat e paraqitura nga Ministria e Financave tregojnë se planifikimi ka qenë shumë i gabuar dhe situata ka dalë nga kontrolli në 2018-n. “Niveli i ndërhyrjeve i parashikuar në kontratë është 62 957 ndërhyrje, ndërkohë që vetëm për vitin 2018 janë realizuar 117 000 ndërhyrje”, thuhet në raport.

Si rrjedhojë, pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 ishin 610 milionë lekë, ose rreth 5 milionë euro më shumë, të cilat po paguhen edhe përgjatë 2019-s. “Pagesat për 9-mujorin e vitit 2019 janë rreth 1.64 miliardë lekë ose rreth 85.7 për qind e planit të rishikuar vjetor të pagesave të parashikuara për vitin 2019. Ky realizim i lartë lidhet me pagesat e detyrimeve për tejkalimin e numrit të ndërhyrjeve gjatë vitit 2018 (610 milionë lekë)”, thuhet në raport.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për kufizimin e operacioneve duket se e ka dhënë efektin në vitin 2019, ku numri i tyre është ulur ndjeshëm. Ministria e Financave raporton se për vitin 2019 janë parashikuar 63 600 ndërhyrje dhe për periudhën janar-shtator janë realizuar 47 241 ndërhyrje, ose rreth 74 për qind e planit vjetor të parashikuar. Nga tabela (shih tabela 11 më poshtë) rezulton se është ulur ndjeshëm pesha e ndërhyrjeve me kompleksitet të ulët, nga 61.4% në 2018-n, në 42.2% për 9-mujorin 2019.

Për gjithë vitin 2019, financat parashikojnë të paguajnë 1.9 miliardë lekë nga buxheti për këtë koncesion. Financat pranojnë që kanë rishikuar në rritje planin e pagesave si për 2018, ashtu dhe 2019.

CHECK UP MERR 8.5 MILIONË EURO PËR KONTROLLE TË PAKRYERA

I ashtuquajturi koncesion i check-up, është një kontratë e partneritetit publik-privat dhe ka si qëllim kontrollin mjekësor bazë që është një
program kombëtar, i cili synon depistimin e popullatës për faktorët e rrezikut dhe sëmundjet më të përhapura, me qëllim kujdesin për shëndetin, parandalimin e sëmundjeve dhe komplikacioneve, zbulimin e hershëm të çrregullimeve, mjekimin në fazat e hershme dhe përmirësimin e kulturës shëndetësore. Kjo kontratë ka filluar të zbatohet në datë 31.03.2015. Shoqëria koncesionare ka marrë përsipër të ndërtojë, pajisë me aparaturat mjekësore të nevojshme, operojë dhe menaxhojë 20 laboratorë.

Për këtë kontratë, partneriteti publik privat në nivel vjetor janë parashikuar 475 000 përfitues të shërbimit, pra 39 583 raste në muaj, për të cilat kompania koncesionare i merr pagesat, pavarësisht nga fakti nëse ato realizohen apo jo. Por, numri real i kontrolleve të kryera për periudhën 2015-2018 ka qenë shumë më i ulët, përkatësisht 244 420 në vitin 2015; 329 555 në 2016; 316 601 në 2017 dhe 2018 në 428 891 (shih tabelën më poshtë). Në total, për këto 4 vjet, diferenca mes kontrolleve të paguara dhe atyre të realizuara rezulton 580 533.

Koncesionari paguhet çdo vit 876 milionë lekë, ose 1 844 lekë për çdo kontroll të planifikuar. Si rrjedhojë, sipas përllogaritjeve të “Monitor”, rezulton se koncesionari ka marrë rreth 1.1 miliardë lekë (8.5 milionë euro) në periudhën 2015-2018 për kontrollet që realisht nuk i ka kryer!
Edhe në rastin e këtij koncesioni, Ministria e Financave pranon se risku financiar është marrë përsipër nga shteti.

LABORATORËT, KOSTOJA MUND TË RRITET ME 33 MILIONË EURO

Kontrata koncesionare “Për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale dhe atyre bashkiake të Sarandës dhe Lushnjës” u firmos në mbledhjen e 24 prillit 2019. Kontrata parashikon ofrimin e shërbimit laboratorik për një periudhë 10-vjeçare, me një kosto totale prej rreth 106 milionë euro, sipas projektbuxhetit 2020. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit për koncesionin e ofrimit të shërbimeve laboratorike spitalore ka gjetur problematika të shumta në kontratën, që ngjashëm si me koncesionin e sterilizimit nuk ka arritur të planifikojë saktë nevojat për shërbime laboratorike.

Sipas KLSH, “Projekti koncesionar/PPP vetëm në vitin e parë të implementimit të tij sipas studimit të fizibilitetit ka përcaktuar rritjen në financim të kërkuar me rreth 3.3 milionë euro nga situata ekzistuese. Sipas argumentimit të bërë në studimin e fizibilitetit, financimi aktual vlerësohet në rreth 5.4 milionë euro dhe shpenzim i kërkuar për implementimin e PPP në vitin e parë vlerësohet në 8.7 milionë euro, nëse ky projekt do të realizohet duke argumentuar shtesën në financim prej 3.3 milionë euro si në vijim:

-1.595 milionë euro si pasojë e rritjes së aksesit të popullatës në shërbimet laboratorike dhe shtimit të gamës së analizave të ofruara, nëpërmjet rritjes së përpjestimit të analizave më të shtrenjta

-0.69 milionë euro si pasojë e krijimit të kontrolleve të brendshme të cilësisë, akreditimeve ISO, trajnimeve dhe mirëmbajtjes parandaluese

-0.235 milion euro si pasojë e shpenzimeve të transportit për mostrat në vend të udhëtimit të pacientëve drejt Tiranës.

-0.95 milion euro si pasojë e përmirësimit të pajisjeve dhe infrastrukturës dhe futjes së sistemeve IT, sipas raportit.

“Rritja në nivel total e analizave të ofruara është parashikuar me 20% sipas supozimit të bërë në studimin e fizibilitetit. Nga auditimi konstatohet se nuk ka një analizë të detajuar në lidhje me efektin e pritshëm në kosto për mbështetjen e supozimeve, si pasojë e rritjes së gamës së analizave të ofruara. Gjithashtu, vendosja e tavaneve buxhetore, sipas parashikimit të bërë në studimin e fizibilitetit për çdo vit, në mënyrë që të mos cenohet Buxheti i Shtetit si pasojë e rritjes së numrit të analizave, vendos kufizime në nivelin e shërbimit të ofruar.

“Në kushtet e përcaktimit të tavaneve kufi për t’u shpenzuar, vendosjen e tarifave të reja fikse për analiza të ofruara dhe mungesën e të dhënave analitike për llojet e analizave të ofruara dhe të projektuara për t’u ofruar, ofrimi i shërbimit mund të kufizohet si pasojë e tejkalimit të kufijve buxhetorë. Në këtë mënyrë edhe argumentimi i bërë në studimin e fizibilitetit për këtë fakt mbi reduktimin e pagesave nga xhepi vlerësohet të jetë jo i mbështetur”, thekson KLSH.

Vlera totale e kontratës, sipas projektbuxhetit 2020 është 13 miliardë lekë, ose rreth 106 milionë euro. Nëse kostoja do të rritet me 3.3 milionë euro çdo vit, sipas konstatimit të KLSH-së, atëherë vlera totale e saj do të rritej me 33 milionë euro, duke u rritur me 24% për të arritur në 139 milionë euro (shënim i “Monitor”).

MILOT-BALLDREN MUND TË RRITET ME 44 MILIONË EURO

Kuvendi i Shqipërisë miratoi në korrik 2019 kontratën koncesionare të formës së Partneritetit Publik Privat (PPP) për rrugën Milot-Balldren. Kjo kontratë u iniciua pas një oferte të pakërkuar nga kompania ANK, e cila u shpall fituese e tenderit në tetor 2018.

Sipas kontratës së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në.

Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do t’i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kostoja në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Por, qeveria në kuadrin e saj afatmesëm është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga “Monitor” (shiko tabelën). Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometër.

 

Mosrealizimi i planit në 2019-n rrit kufirin e pagesës së koncesioneve

2019-a u mbyll me të ardhura totale prej 460.3 miliardë lekësh, ose 3.7 miliardë eurosh. Në krahasim me një vit më parë, të ardhurat u rritën me 2.4%. Nëse marrim në konsideratë inflacionin (1.4% mesatarja e 2019-s) dhe rritjen ekonomike (2.7% e pritshme), atëherë rritja reale e të ardhurave është negative, prej -1.7%. Në krahasim me planin, buxheti është minus me 26.3 miliardë lekë, nga të cilat 6.3 miliardë lekë nga ndihmat dhe 22 miliardë lekë, ose rreth 180 milionë euro nga të ardhurat e planifikuara tatimore. Pagesat për koncesionet ndërkohë janë fikse dhe në kahun e shpenzimeve kursimi ka ardhur duke shkurtuar investimet kapitale.

Në vitin 2016, qeveria vendosi një rregull fiskal, në bazë të të cilit, pagesat për koncesionet nuk duhet të kalojnë 5% të të ardhurave tatimore të vitit të mëparshëm. Për 2020-n, ky rregull, sipas tabelave zyrtare ishte 3.3%, i matur me planin e të ardhurave tatimore 2019, me pagesat për koncesionet që pritet të jenë 14.6 miliardë lekë. Por, mosrealizimi i lartë i planit të të ardhurave në 2019-n, ka bërë që ky raport të rritet me 0.2 pikë përqindje, duke shkuar në 3.5%. Me pagesat për koncesionet që do të vijojnë të rriten në vitet në vijim, ky raport mund të rritet më tej, nëse të ardhurat tatimore do të vijojnë të jenë më pak sesa plani.

Nëse rrezikohet që pagesat e koncesioneve të tejkalojnë kufirin prej 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit të mëparshëm, qeveria do të detyrohej të korrektonte të ardhurat, ku veprimi që sjell më shpejt para në buxhet është rritja e taksave.
Agjencia vlerësuese “Standard & Poors” në raportin e fundit të saj për Shqipërinë paralajmëronte se “Risku kontingjent fiskal mbetet i lartë si pasojë e PPP-ve. Ndonëse qeveria ka vendosur si tavan për pagesat e PPP-ve normën 5% të të ardhurave tatimore vjetore, ne mendojmë se kjo nuk do të zbatohet nga qeveria, pasi nuk ka asnjë mbikëqyrës për zbatimin e këtij përcaktimi”.

Pas bllokimit të ekonomisë nga koronavirusi të ardhurat tatimore pritet të bien ndjeshëm (vetëm ne mars parashikohen rreth 70 milionë euro më pak dhe në prill 100 mln euro, sipas deklarimeve zyrtare) çka mund të çojë shumë shpejt në shkeljen e rregullit fiskal prej 5%.



30 Comments

  1. Kur them une qe eshte jack pot per edi ramen dhe komunistat e socializmit. Si tha ? Shtrengoni dhembet tani, se do ju qihet motra skeni pare gje akoma.

  2. Ca merreni me deme prej qindra milion euro ne buxhetin e shtetit si pasoje e llogaritjeve

    gjoja gabim. Keto jane cikerrima ne krahasim me ndonje 30 mije lekesh te vjetra te papaguara

    te energjise per pamundesi pagese. Keta do fut ne burg pa meshire te dergjen atje .

    Qafirat, edhe s’kane te paguajne edhe duan drita. Kurse ketyre te “shkreteve” oligarke

    le tu jepen edhe ca qindra milion euro per pune te pakryer se su be qameti.

  3. Ja pra paketa e detajuar e shpenzimeve per te reduktuar pasojat e koronavirusit. Tani le ta gjejme kush eshte me i demshem, covidi apo covEdi

  4. KLSH. Zeri se vertetes. Jane mbledhur njerezit me te pa afte dhe media qe i shfrytezon per pak informacion te gabuar. Dikush tjeter jep nje informacion te kundert. Turp te keni per situaten qe po kalojme kur nuk kemi te nesermen e sigurt.

  5. Bravo liperi per guximin e tepruar qe shfaqe me kete pseudo analize qe ke bere,asnje analize e tille nuk eshte mare per siper nga analiste boterore per te shpjeguar cfare do ndodhe,te gjithe presin fundin e ketij covid19 per te bere Analizen e vertet,por ti si perfituesja direkt e lulushit te kunatit qe te mban ty me para mire,ben analize per koncesione thua sikur kjo eshte shpikje shqiptare,po si mos liperi nuk shkruajte nje here per 367 koncesionet e salihut per tete vjet dhe te lulushit ne Bashki,gjithesesi llapaqeneve ju ke dhene ushqim me te mire nga cfare supe hajne perdite

  6. E rropi kete vend.

    Hajvanet e Rilindjes Nuk e kuptojne, se i ka futur NE BORXH, gjithe Shqiptaret,

    edhe ata qe nuk kane lindur akoma,

    tek 10 Oligarke,

    qe ne vend qe te bejne biznes si mijra biznesmene te tjere,
    PREFEROJNE te bejne biznes me Qeverine, duke dhunuar nepermjet paragrafeve te Ligjit qe i shkruajne vete.

    Ky eshte Komunizem per keta 10 Komunisto/Biznesmene

    Te besh biznes me Qeverine ne kete menyre eshte para Qyl.

  7. Do ishte mire qe Liperi te bente dhe nje analize te bilanceve te ketyre PPPisave per te pare sa e kane zerin e pagave ne raport me bizneset normale? Sa e kane normen e fitimit ne raport me bizneset normale? Sa e kane perqindjen e pageses se TVSH ne raport me bizneset normale( E ve doren ne zjarr qe gjysma e TVSH vidhet me kombinime faturash fallco dhe duhet shtuar ne kosto)? Dhe shume aspekte te tjera te PPP-ve per te cilat tashme duhet te ishin bere libra dhe jo artikuj. Fakti eshtw qe keta jane shsushunja qe nuk kane asnje impakt ne ekonomine reale as ne punesim, as ne cilesi dhe leverdi sherbimi. Dyshimi i arsyeshem eshte qe ketu nuk eshte axhustuar vjedhja nw raport me koston, por eshte axhustuar kosto ne raport me vjedhjen prandaj kalkulimet jane qesim. Kjo qeveri duhet marre me shkelma.

  8. Thoni c te doni. Jeni te lire te shpreheni. Demokraci kemi. Mendimi im eshte, se kete situat vetem rama mund ta menaxhoj. Kush thot qe do ishte me mire te ishte ne qeveri, kjo opozit qe kemi sot. E di shume mire qe genjen veten.

    1. apapapa me sa klas ke komentu, meqenese ste kapim dot, po ikim te degjojme ramen dhe tigrin e ekonomise….fiuuuuu

  9. Mire Liperi qe shkruan carcaf dopio se merr rrogen ,por ky trapi Shkullak qe eshte nje cope gomari ben vetem kopjen e shkrimit dhe na e jep neve ta hame.Jo qe nuk e merr vesh fare kete Shkullak shkerdhat,por kujt i hyne ne pune kjo analize sikur do te mbrojme doktoraturen .Me koqe dhe i paafte qe eshte nuk ka se ky pshatarShkullak.
    Nga qe nuk e mbush gazeten dot me shkrime na jep skemen elektrike te hidroelektrocentralit.Koqe.

    1. Fakti qe nuk je i afte ti ta kuptosh nuk do te thote qe nuk mund ta kuptojne te gjithe. Per mendimin tim eshte analize per 9-vjecare jo per doktoratur. Rroft Rilindja, Rroft Edi Rama””.

  10. Rama nuk ka menaxhuar asgje sic duhet ne jete, madje as familjen e vet. Te vetmet vite ne keto 20 vjet qe eshte menaxhuar ky vend jane 2005-2007. Te vetmet vite qe ka pas ndonje sukses qe do e njohin dhe librat e historise jane 2005-2013. Me pas ka qene nje djerrine ne cdo aspekt te matshem.
    Po qe per ate pune niveli ekspertizes qe ka PD ne ekonomi, shendetesi dhe arsim eshte absolutisht i pakrahasueshem. Ne krah te Rames nuk ka asnje mendje me kapacitet mbi mesatar, perkundrazi shumica jane shume nen mesatare.

    1. Sidomos ne mars te 2008. Dhe ne janar te 2011. Ka qen kulmi i qeverisjes se pd.
      Nuk harrohet gjaku mor majmun. Te pakten un nuk e harroj.

      1. Ou po viktimat e komunizmit mor te qifsha ate zdrragën e shpise. U bet j usocialista te beni si te kapur ne seder. Keni fatmir xhafen akoma o fisqira.

  11. MERO GELBAZA CARLO BOLINO SOKOL BALLA SKENDER MINXHOZI LORENC VANGJELI ALBAN DUDUSHI DHE EDUARD ZALOSHNJA E KAN FUTUR LEKET NE VALIGJET E TYRE TANI LEHIN SI ZAGAR TE TREDHUR ,POR NE DO TI PAGUJM KETO TE GJITHA

  12. Leperin e financon firma Viktorja me pronar kumbarin e vajzes se lulushit me te njejtin emer Viktoria,pra indirekt nga lulushi paguhet kjo leperi o shpellkare si neri

  13. Ketu flitet qe je Ethem Lalaj. Nga studimet e mia rezulton qe te kane shkerdhyer nje here trimat e Saliut ne zgjedhjet e 96′ dhe mesa duket te ka mbetur fiksim. Sali mblidhi dhe nje here trimat dhe beja qejfin e bythes edhe njehere ne pleqeri ketij qe te bjeri rehat! Gjithsesi nuk besoj te jesh Ethemi se dukesh shume me i perveluar se ai.

  14. Te keqen qe ka salihu e ka trasmetuar dhe te shpellkaret e tirones dhe ke komentuesi neri,nje pusht nje lakuriq qe quhet stalin ka mbi dy vjet qe han mut ketu,por mbas suksesit si komentues filloje te perdore dhe shume emra te tjere si zigur fax xixa miri juri populli vdekje intelektuali namyti dhe prej disa muajsh na doli nje bicim intelektuali Neri me master vitrine dhe ben gjithologun si Qimi si buzhgala,pastaj inteligjentin rakipi zheji,nje here tjeter ben si babaramo nuk harron te beje monen tit vasilin,rivjen me stalinin ne versionin e trimit qe laget nga shurra neper patallona pastaj ben te urtin inteligjent funksional per te perfunduar te miu i kiut qe si njohes i mire kanaleve te ndenjura te shoqerise percjell frymen revolucionare te Atij qe ju polli neper laboratoret e vicidolit qe per 25 vjet shkatarroje gjithcka per llogari te serbise,tani po keni burrerine diktatori rrezohet ne rruge jo neper bodrume

  15. Shko mor rrk rezoje pra ne bodrum,por lef si Qeni salih neper fcb,dilni o rrace e ndyre nga bodrumet e shqupit dhe kundershtoni o lakuriqet e salihut o shurranjoset e vicidolit,por ju jeni Hijet qe luftoni me ajrin

  16. Ti kina e ke nga pervoja familjare qe te jane shkerdhyer para e mbrapa nga salihu,prandaj je dhe cyryk nga trute,shko ha supen me minj halesh te gatuar nga cuni farihut,shkofsh ne byth te salihut

  17. Saliu ta paska shkerdhyer tere gjenezen si familje qe e paske marre kaq inat o -i- pa emeri -mavi-m,otren dhe gruan dergoi kete nga -Shtepia qendrore e ushtrise popullore-te na bejne ndonje -gojore-.

  18. In Fier, 90 miles south of the capital, Ethem Lalaj, a former army officer who stood inside a polling place as an observer for the opposition Socialist Party, said the voting was going ”quite well.”

    ”But I’m not sure about how the counting will go after the polls close,” he said.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *