• |
ide | kryesore

Reuters. Në fund të muajit pritet të hapen negociatat e Shqipërisë me BE

-Instant, Të fundit

Bashkimi Evropian do të fillojë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, sipas një projektvendimi unanim të 27 vendeve anëtare të bllokut, raporton Reuters. Projektvendimi, sipas Reuters pritet te marre versioin e tij final deri ne fund te javes.

Sipas Reuters dy vendet kishin shpresa per hapjen e negociatave me BE, per te cilat heren e fundit kishte vene veton kunder Franca dhe Holanda.


Por Parisi dhe Haga kanë lehtësuar kundërshtimet e tyre javët e fundit. Greqia nuk eshte shprehur ende, pasi vendimi kerkon unanimitet, por burime diplomatike thanë se Athina ka dhënë miratimin e saj pasi drafti i fundit përfshinte një gjuhë më të fortë për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Shqipëri.

Nëse asnjë vend nuk kundërshton, vendimi pritet të miratohet zyrtarisht në mes të javës, shtuan burimet.

6 Comments

    1. O Agron !
      Vërtetë mendon se kryeministër i Shqipërisë do të jetë për 5 dekadat e ardhëshme Edvin Rama, ?
      I beson vërtetë marrëzive të Ramës se Basha ka kundërshtuar hapjen e negociatave për BE ?
      Apo kujton se BE po e ndihmon Ramën që të qëndrojë në pushtet ?
      Le të shpresojmë të gjithë shqiptarët se në kushtet e tragjedisë së madhe që i ka mbërthyer popujt e gjithë Europës, , qeveritarët e BE më së fundi ne solidaritet human me popullin e vuajtur shqiptar, ta bëjnë këtë hap, shoqëruar edhe me ndihma urgjente për fatkeqësinë e re që na ka zënë.
      Nuk ishte Basha ai që deklaroi se Shqipëria “është vetëm” e shpresën e kemi tek Turqia.
      Pa kujtou se kush e bëri këtë deklaratë ?

  1. Po per se duhen keto negociata?
    BE nuk ekziston me. Nuk e shihni si po i bidn njeri gozhdes e tjetri patkoit?
    Kur nuk hyme per 30 vjet, rrime edhe 30 te tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu