• |
ide | kryesore

Harvey Weinstein i infektuar me Covid-19

Paparazzi, Slider



Ish-producenti i famshëm i Hollywood-it, Harvey Weinstein ka rezultuar pozitiv në testin e COVID-19. Harvey ndodhej në burg, ku vuan dënimin 23-vjeçar pas akuzave për përdhunime dhe sulme seksuale.

Aktualisht, ai ndodhet në izolim dhe përveç tij janë dhe dy të burgosur të tjerë dhe një polic që rezultuan pozitivë pas testit.  Pas urdhrave të autoriteteve i gjithë stafi ndodhet në karantinë. Pasi u shpall fajtor, Weinstein iu nënshtrua një operacioni në zemër në Bellevue Hospital. Më vonë u transferua në burgun Rikers Island, e ndërsa tani ndodhet në burgun Wende Correctional Facility, New York.

Mbi 100 gra akuzuan publikisht Weinstein për ngacmim seksual duke nisur që nga prekje të padëshiruara e deri në përdhunim. Gjashtë prej tyre dëshmuan kundër tij në gjykatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *